Menu

Kalben mollet e Burimasit, fermerët: Shitjet, me çmim qesharak

Mollë të hedhura përtokë, të kalbura, dëmtuara apo edhe mijëra rrënjë të prera eshte pamje e zakonte ne fushat e fshatit Burimas të Bashkisë se Maliqit. Edhe pse për fermerët kjo periudhë duhej të ishte e “artë” për shkak të shitjeve, në këtë fshat ka ndodhur e kundërta. Fermerët janë detyruar që 70% të mollëve ta shesin vetëm për prodhimin e lëngjeve me një çmim qesharak për vetëm 3 lekë për kg e ndërsa pjesën tjetër me një interes deri diku të ulët të tregëtarëve me vetëm 17 lekë. Përpos arsyeve të shumta që radhisin fermerët sipas tyre shkaku kryesor i kësaj humbje drastike ka qënë breshëri që përfshiu disa zona të juglindjes muajin e kaluar duke bërë që 70% e prodhimit të dëmtohej thuajse plotësisht.

Drejtoria e Bujqësisë pranë Bashkisë se Maliqit bën me dije se vlerësimet e marra nga grupet e ngritura në terren për dëmin nga breshëri janë dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa ngërçi për mosshitjen e mollëve qëndron tek dy varitete më pak të pëlqyerat që kjo zonë i ka kultivuar më së shumti. (Nga Lorena Kodra)

Qendra Alert/Alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed