Konsumatorët evropianë janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve ushqimore, kryesisht atribuar luftës në Ukrainë, dhe janë duke ndryshuar sjelljet e tyre, duke i kushtuar shumë më tepër vëmendje se më parë asaj që blejnë dhe duke u përpjekur për të kursyer sa më shumë.
Më shumë se një në dy të anketuar (54%) mendojnë se ka ndikuar lufta në Ukrainë dhe se është përgjegjëse për rritjen e çmimit. Ushqimet që kanë pësuar rritjet më të mëdha janë mishi i kuq (55%), peshku (52%) dhe prodhimet e bulmetit (51%) dhe për këtë arsye pothuajse katër nga dhjetë evropianë (37%) thonë se kanë blerë më pak mish, për t’u përpjekur të mbajnë nën kontroll llogaritë e tyre, ndërsa një e treta (33%) pranojnë se kanë pakësuar blerjet e peshkut dhe pulës, por edhe fruta e perime. Prandaj, ka një rënie të sasisë së ushqimeve të blera, gjë që në vetvete nuk do të ishte shqetësuese, duke pasur parasysh se mesatarisht banorët e vendeve më të zhvilluara konsumojnë kalori më shumë se kërkesa e përditshme, duke luftuar pastaj me mbipeshën dhe dhjamosjen. Gjithashtu, 53% e të anketuarve thonë se janë të shqetësuar shumë për të ardhmen dhe efektet në rezervat ushqimore të shkaktuara nga lufta, për shkak të rolit themelor që Rusia dhe Ukraina kanë në sistemin global të zinxhirëve të furnizimit me ushqime. Evropianët, megjithatë, janë gjithashtu të bindur (në 48% të rasteve) se ka patur një spekullim të fortë nga ana e atyre që prodhojnë dhe shesin ushqime, gjë që do të thotë se kanë përfituar nga situata për të rritur çmimet. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT