Menu

Kosova ul importet me Shqipërinë, i rrit me Serbinë

Importet nga Shqipëria drejt Kosovës janë ulur me 10%, ndërsa ato nga Serbia janë rritur me 30%. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti foli në Kuvend për tregtinë e jashtme në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave.

“Nëse shihen importet vetëm me vendet e rajonit, po e marr vetëm muajin gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit paraprak keni për të parë që importet nga Shqipëria janë zvogëluar për 10% por nga Serbia janë rritur me 30%. Edhe ju keni me thënë këtu që është ekonomi e hapur, Kosova ka ekonomi të hapur, ka ekonomi të tregut, në rregull pro ka pasur ekonomi të tregut edhe ku i keni përmbysur kamionët me mallra që vinin nga Serbia”.

Ai ka thënë se në bazë të raportit Kosova po importon më shumë se vitin e kaluar në të gjitha mallrat pa përjashtim. Sipas tij, kjo i vë në pikëpyetje deklarimet për rritje të madhe ekonomike të prodhimit vendor apo ato për 40 mijë vende të punës. Ndërkohë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive është shprehur se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed