Menu

Krifca “fajësoi” fermerët për mbiprodhim të vajit të ullirit, prof. Vuksani: I keqardhur, përgjegjësi e saj!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Gjokë Vuksani pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka folur për prodhimin e bollshëm të vajit të ullirit, faktorët që po bllokojnë eksportimin e tij jashtë dhe ka komentuar deklaratën e ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila “fajësoi” fermerët për mbjelljen “pa strategji” të ullirit.

“Jam i keqardhur për deklaratën e ministres së Bujqësisë, të cilët do e cilësoja deklaratë komiko-tragjike. Komike sepse kur thotë se nuk janë realizuar strukturat për përpunimin apo ruajtjen e  vajit të ullirit është detyra e saj, duhet t’i kishte paraprirë këtij momenti. Sot jemi me 12 milionë rrënjë ulliri dhe janë rreth 8.8 maksimumi rrënjë ullinj që janë në prodhim, pra kemi edhe 4 milionë rrënjë të tjera. Ajo dhe stafi i ministres duhet të përgatiten për një sasi akoma më të madhe të ullirit dhe vajit të ullirit. Kujt ja kërkon ajo përgatitjen? Ne që jemi pedagogë? Ne kemi detyrë tjetër, t’i mësojmë studentëve. Krifca deklaron se ka mbiprodhim të vajit të ullirit, ku sivjet gjithë Europa ka uri në prodhimin e vajit të ullirit, ne kemi prodhime dhe nuk i dërgojmë dot. Ne kemi vaj ulliri të pashitur në bidona plastik që rrijnë, ndërsa ministrja e Bujqësisë thotë se kjo është fatkeqësi, i thotë fermerit se pse ka prodhuar vaj ulliri? Është një nga vajrat më cilësor se ka ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut. Shiptarët me të ardhurat më të pakta dhe në krahasim me vendet e rajonit konsumojnë më shumë vaj ulliri, që ka ndikuar në jetëgjatësinë tonë. Nëse do kishim treg të formalizuar, situata do ishte komplet ndryshe”-deklaroi prof. Gjokë Vuksani.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed