Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në një status në Facebook ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare.
Postimi i plotë i ministres Frida Krifca:
“Miratuam sot në mbledhjen e qeverisë, marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare, në kuadër të iniciativës së Ballkanit të Hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Falë kësaj marrëveshje Shqipëria hap për herë të parë eksportin për të gjitha produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla si dhe mundëson:
- Njohjen e certifikatave të veterinarisë, atyre shëndetësore dhe fitosanitare;
- Rritjen e besueshmërisë duke respektuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme, në bimë dhe në kafshë;
- Njohjen e analizave të laboratorëve të autorizuar dhe akredituar, duke eliminuar kosto të shtuara për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare dhe mos cënimin e cilësisë së produkteve për vendet përfshirëse;
- Shkëmbim të informacioneve në kohë reale, ndërmjet autoriteteve kompetente, për të siguruar shkëmbimin e produkteve dhe mbarëvajtjen e tregtisë rajonale.
Kemi adresuar në këtë mënyrë një mori çështjesh që krijonin vështirësi e pengesa për biznesin shqiptar agroushqimor”-shkruan Krifca në Facebook.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT