I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Derivishi nga Shoqata e Restoranteve Turistike foli për rritjen e çmimeve, si ka ndikuar në restorantet që bëjnë evente dhe në turizëm.
“Ka një rritje çmimesh sivjet në krahasim me vitin e kaluar, duke nisur nga produktet, 30% i zë muzika, ndërsa rritje ka patur edhe për shërbimin, pagat e punonjësve. E llogaritur me një vit më parë kemi një rritje me 25-30%. Për festa, shumica e restoranteve i kanë mbyllur rezervimet, ka patur kërkesa dhe sallat e eventeve janë plotësar. Është rritur çmimi i gjelit të detit. Përsa i përket punonjësve ka mungesa në treg, por sektori që e vuan më së shumti është turizmi. Kjo pasi puna është sezonale dhe të marrësh punonjës për 3-4 muj e t’i largosh nga puna është problem. Kanë qenë bizneset që kanë bërë rritjen e rrogave, por duhet mbështeja nga shteti. Greqia dhe Italia, ka nisur edhe Maqedonia i paguan punonjësit edhe jashtë sezonit. Biznesi paguan, por edhe shteti duhet. Duhet pagë minimale për t’i kompensuar këta punonjës, pasi viti pasues do jetë me mjaft probleme. Ne po rrisim cilësinë e objekteve turistike, por është goxha problem shërbimi. Ka nevojë për shkolla hoteleri-turizmi që t’i plotësojnë me stafe. Ai që paguan faturën e rritjeve është konsumatori”-deklaroi Kujtim Dervishi.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT