Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në diskutimet nen për ne të projektligjeve të paketës fiskale, miratoi ndryshimet për vendosjen e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore, heqjen e TVSH-së 6% të kreditueshme dhe përjashtimin nga TVSH-ja makineritë e importit për investime deri në 500 mln lekë nga 50 mln lekë që është.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pohoi se heqjet e përjashtimeve të sektorit do të zëvendësohen me skema subvencionuese direkte për fermerin. Ibrahimaj shtoi se për 2022 fondi për subvencionet e fermerëve është 3,2 mld lekë. “Me skemën e TVSH-së 6% subvenciononim grumbulluesin, kurse tani do të subvencionohet direkt fermeri. Skema e subvencionimit do të bazohet te autofatura me TVSH zero për vlerën e mallit që do të lëshojnë fermerët. Fondi për subvencionet e fermerit është 1,4 mld lekë më shumë se 2021. Në ndihmë të fermerëve do të jetë edhe fondi 200 mln lekë për mbështetjen e investimeve e reja”, tha Ibrahimaj.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT