OneFor nderohet në Tiranë me çmimin “Bright Mind Digital Award” në fushën e teknologjisë digjitale dhe risive që sjell kjo kompani.
Gjatë një mbrëmje gala të zhvilluar në kryeqytetin e Shqipërisë, të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës, u ndanë dhe çmimet “Bright Minds Albanian Worldwide Awards 2022”, për kompanitë më të mira na botë që kanë pronarër shqiptarë nga Shqipëria apo trevat tjera shqiptare, pavarësisht se ku janë themeluar apo ku operojnë.
Në kategorinë “Bright Mind Digital Award”, mes disa kompanive konkurente, juria zgjodhi “OneFor”, si një risi në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit të shërbimeve në favor të konsumatorëve. Çmimi iu dorëzua përfaqësuesit të OneFor nga deputeti dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Dinancat, Eduard Shalsi.
Çfarë është OneFor?
OneFor, është një kompani FinTech, e themeluar në Gjermani, operon në BE e më gjerë, që ofron shërbime të transferimit të parave dhe pagesave përmes një platforme dixhitale. OneFor është fokusuar në shërbimin e nevojave të pagesave të njerëzve, si brenda vendeve të tyre të banimit, ashtu edhe jashtë vendit. Ne synojmë të jemi drejtuesit e aplikacionit të parave pa kufi, duke u shërbyer nevojave gjithnjë në rritje të familjeve moderne. Llogaria juaj OneFor vjen me një Mastercard debiti virtuale dhe fizike. Ndërkohë që OneFor, vetëm nëpërmjet një aplikacioni në telefon, ofron transferta parash në kohë record dhe me kosto minimale, pagesa, kredi personale deri në 50 mijë euro duke e kryer të gjithë procedurën online e shumë shërbime të tjera.
Institucioni financiare “OneFor” është pjesë e ND Group N.V me qendër në Eindhoven, Holandë.
LINI NJË KOMENT