Menu

Prodhuesi gjerman i automjeteve elektrike Next.e.GO Mobile SE, sjell risi në panairin e automjeteve në Paris. Prezanton edhe automjetin të ri komercial me emetim zero, e.Xpress

– Next.e.GO Mobile SE njofton nisjen e shitjeve të modelit të ri e.wave X nga data 17 tetor, ekskluzivisht për klientët me rezervime
– Next E.GO Mobile SE do të prezantojë gjithashtu një automjet të ri komercial me emetim zero, e.Xpress
– Next.e.GO Mobile SE shpall partneritetin strategjik me Ample Inc. me bazë në Shtetet e Bashkuara për të prezantuar një shkëmbim të automatizuar unik, të shpejtë dhe të përshtatshëm të baterive
– Next.e.GO Mobile SE njofton një bashkëpunim strategjik me kompaninë gjermane Fintech OneFor Holding GmbH, për t’u siguruar klientëve akses në kredi të menjëhershme për makina personale deri në 25,000 euro

AACHEN, Gjermani dhe PARIS, 17 tetor 2022 – Prodhuesi i pavarur gjerman i automjeteve elektrike, Next.e.GO Mobile SE (“e.GO”), bëri disa njoftime dje në panairin e automjeteve në Paris, duke përfshirë nisjen e shitjeve per automjetin elektrik të modelit “e.wave X”. Automjetet e para, modeli “e.wave X” do të dedikohen për klientët që kanë bërë rezervime që nga fillimi i verës së këtij viti. Ngjyrat e reja dhe linjat e zbukurimit që tani të disponueshme përmes konfiguruesit e.GO, u mundësojnë këtyre klientëve të jenë të parët që konfigurojnë dhe bëjnë një porosi për automjetin e tyre individual gjatë kësaj periudhe ekskluzive. Pas përmbushjes së porosive të rezervimit, konfiguruesi dhe prodhuesi i e.GO do t’i ketë të disponueshme për publikun që nga 01 dhjetori 2022. Të gjitha detajet mbi të dhënat teknike, opsionet dhe pajisjet speciale dhe çmimet janë të disponueshme në katalogët e produkteve dhe konfiguruesin.

e.GO njoftoi gjithashtu prezantimin e një automjeti të ri komercial kompakt elektrik për shpërndarje urbane, “e.Xpress” në panairin e automjeteve në Paris, i krijuar për të adresuar kërkesën në rritje për dërgesa urbane me emetim zero dhe flotë komerciale.
E.Xpress synon të trajtojë fushat kryesore të fokusit për menaxherët e flotës komerciale, duke përfshirë kohën e funksionimit, shpejtësinë e karikimit, duke ofruar një zgjidhje unike dhe universale të ndërrimit të baterive, që synohet të jetë po aq e shpejtë dhe e përshtatshme sa karburanti i automjeteve të vjetra. Zgjidhja është rezultat i një bashkëpunimi strategjik midis e.GO dhe Ample, një ofrues amerikan i zgjidhjeve teknologjike dhe energjetike që përdor robotikë autonome dhe strukturë modulare të baterisë për të përmirësuar shpërndarjen e energjisë për transportin elektrik.

E.Xpress vjen me një lëkurë polimerike të qëndrueshme që synon të reduktojë koston dhe kohën e riparimit të ciklit jetësor. Ofron një vëllim ngarkese deri në 940 litra, në varësi të konfigurimit të zgjedhur, me ngarkesë bruto deri në 240 kg. Ai do të jetë i disponueshëm me baterinë e këmbyeshme dhe në varësi të konfigurimit të zgjedhur pritet të ofrojë një distancë urbane deri në 230 km dhe një kohë shkëmbimi baterie prej vetëm disa minutash. Ai do t’u ofrohet klientëve, bizneseve dhe operatorëve të flotës si me baterinë të përfshirë në blerjen e tyre, ashtu edhe me një model abonimi, ku klienti nuk ka nevojë të blejë baterinë, në vend që të jetë abonuar për dërgimin dhe shfrytëzimin e energjisë. Fillimi i rezervimeve për e.Xpress është planifikuar për 02 Nëntor 2022.

Përveç kësaj, e.GO njofton fillimin e një bashkëpunimi strategjik me OneFor – një kompani inovative gjermane Fintech, e fokusuar në financat dhe pagesat dixhitale të konsumatorëve, me qëllim që t’u ofrojë klientëve akses në kredi të menjëhershme për makina personale deri në 25,000 euro. Kreditë për vetura personale përpunohen shpejt dhe vijnë me norma interesi fikse dhe një periudhë shlyerjeje deri në 84 muaj.
“Tek e.GO ne kemi bërë që thjeshtësia, praktike dhe cikli i mbyllur të jenë misioni ynë dhe zgjidhja për disa nga sfidat me të cilat përballeet sot njerëzimi. Kjo është arsyeja pse ne përdorim inovacionin dhe teknologjinë për të fuqizuar njerëzit gjatë udhëtimit të tyre të qëndrueshëm. Ofrimi një shërbimi të tillë urban me një zgjidhje karikimi që është po aq i shpejtë dhe i përshtatshëm sa karburanti tradicional, por jo aq i rëndë për burimet e kufizuara të planetit ose infrastrukturën energjetike, ose duke u ofruar klientëve akses në zgjidhje financiare inovative që mund të fuqizojnë zgjedhjen e tyre të lëvizshmërisë së qëndrueshme, janë reflektim i atij angazhimi”, shpjegon Ali Vezvaei, Drejtor i Përgjithshëm i “e.GO”.

Rreth Ample: Me qendër në San Francisko – SHBA, Ample Inc. është një ofrues i zgjidhjeve teknologjike që përdor robotikë autonome dhe teknologji inteligjente modulare të baterive për të përmirësuar shpërndarjen e energjisë për transportin elektrik. Ai krijoi një platformë ekonomike, që mund të shpërndahet shpejt dhe gjerësisht e aksesueshme, që ofron një karikim të plotë për automjetet elektrike në pak minuta. (www.ample.com)

Rreth OneFor: OneFor Holding GmbH me bazë në Gjermani është një kompani Fintech që ofron aplikacione dhe shërbime të ndryshme të parave dixhitale, duke përfshirë llogaritë pa kufij, shërbimet e pagesave dhe kartave, si dhe kreditë e investimet personale. Zgjidhja e kartave mbështetet nga Mastercard International. OneFor mundëson një llogari familjare pa kufi, duke i kthyer transaksionet e vetme në momente lidhjeje, duke krijuar përvoja të përbashkëta dhe duke rritur përfshirjen financiare që nxit zhvillimin ekonomik. (www.onefor.com)

Burimi: www.prnewswire.com

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed