Menu

Qeveria e Kosovës, 50 euro shtesë në pagë për sektorin publik për janarin

Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik në Kosovë edhe në muajin janar. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt. Shtesat nga 50 euro për sektorin publik, për përballjen e inflacionit, pati nisur në shtator pas grevave.

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj nga 50 euro shtesë në pagë për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në muajin shkurt.

“Për të mbuluar hendekun deri në muajin shkurt, edhe kur priten të ekzekutohen pagat me Ligjin e ri të Pagave. Ky propozim ka të bëjë në kuadër të shtesës së Pakos me Përballjen me Inflacionin”, tha Murati.

Qeveria nga ky muaj ndan 50 euro për punëtorët e sektorit publik, mbështetë edhe familjet me asistencë sociale dhe pensionistët.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik pati nisur në muajin shtator 2022.

Po ashtu Qeveria ka vendosur që ta vazhdojë edhe këtë muaj ndarjen e shtesave prej 60 eurosh për punëtorët shëndetësorë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se po e marrin këtë vendim për të mbuluar hendekun deri në shkurt, kur pritet të ekzekutohen pagat e reja.

“Bëhet fjalë për vazhdimin e shtesës për punëtorët shëndetësorë, marrë parasysh që Ligji i Pagave pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, ndërsa shtesa ka qenë e paraparë deri në fund të vitit fiskal”, tha ai.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed