Menu

“Schengenvisai” rendit 6 vendet europiane më të lira për të jetuar, ndër to Shqipëria

Vendet më të lira për të jetuar sipas “Schengenvisai” janë: Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia. Sipas medias, 420 dollarë në muaj janë të mjaftueshme për të jetuar në Shqipëri, pa përfshirë qiranë. Sipas saj, Tirana konsiderohet një nga qytetet më të përballueshme ekonomikisht në Ballkan. Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike.

“Pas tij vjen Durrësi, qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit. Është destinacioni më i madh detar në Shqipëri, teksa është cilësuar një parajsë e udhëtarëve. Ndërsa Saranda, e njohur si perla e jugut, është një nga qytetet më të populluara në vend. Sipas “ShengenVisa”. Ka plazhe të mrekullueshme dhe një pamje mahnitëse. Dhe sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht i lirë dhe një nga vendet më të bukura ku mund të jetohet” thueht në media.

Cheapest European Countries to Live in 2023 Announced – SchengenVisaInfo.com

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed