Shqipëria renditet ndër vendet që kanë parë një rritje të lartë të çmimeve të bukës në Europë, duke ia tejkaluar mesatares së Bashkimit Europian. Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për gushtin për bukën dhe drithërat ishte 20.4%, dmth që çmimet e bukës janë rritur me një të pestën. Ky është shtrenjtimi më i madh që nga viti 2008, kur rritja ishte 35%. Ndërsa Eurostat ka raportuar të dhënat për shtrenjtimin e këtij produkti jetik në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, Buka, perimet, mishi janë bërë më të shtrenjta. Çmimet për vajrat dhe yndyrnat e gatimit janë rritur veçanërisht ndjeshëm. Kjo ka ndodhur veçanërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka shqetësuar ndjeshëm tregjet globale pasi Rusia dhe Ukraina kanë qenë eksportuesit kryesorë të drithërave, grurit, misrit, farave vajore (veçanërisht lulediellit) dhe plehrave.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT