Menu

Si do të jetë viti 2023 për qytetarët e Kosovës, me ulje apo rritje çmimesh?

Inflacioni me normën dyshifrore ka qenë problemi kryesor për ekonominë e Kosovës për vitin 2022. Qytetarët u përballen me rritje të fortë të çmimeve të shkaktuar fillimisht nga pandemia, ndërsa hov të madh morën pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Por, si do të jetë viti 2023, që tashmë kemi hyrë.

Në Kosovë pritet që të ketë rënie të çmimeve rreth 6%, sipas Bankës Qendrore të Kosovës.

“Shkallë e lartë e inflacionit është shënuar gjatë vitit 2022 në Kosovë, për shkak të krizës globale që ka shkaktuar pas pandemisë lufta në Ukrainë. Por në vitin 2023 po pritet që të ketë një ulje të çmimeve në vend rreth 6%, kështu deklaroi ditë më parë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Sipas tij ulje çmimesh do të ketë në muajt e parë të këtij viti.

“Parashikimet tona janë që vitin e ardhshëm do të ketë ulje të inflacionit sidomos në 6 mujorin e dytë rreth 6% parashihet të ketë rënie të çmimeve”.

Agjencia e Statistikave të Kosovës në matjen e fundit ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2022 me muajin nëntor 2021 ishte 11.6% .

Si në gjithë botën, rritja e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Në bazë të të dhënave më të reja të Bankës Botërore, çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë nga prilli deri në korrik 2022, janë rritur për 19.2 për qind, që i bie që në këtë shkallë, 19.2 për qind pra, ishte edhe inflacioni për produktet ushqimore në vendin tonë.

Çmimet e misrit dhe të grurit janë 2% më të larta krahasuar me janarin 2022, ndërsa çmimet e orizit janë rreth 6% më të larta. Krahasuar me mesataren e janarit 2021, indekset e çmimeve të misrit dhe grurit janë 20% më të larta, ndërsa indeksi i çmimit të orizit është 16% më i ulët.

Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro. Në sektorin publik në Kosovë janë të punësuar mbi 80.000 persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed