Menu

Si u shpërndanë paratë për bujqësinë dhe blegtorinë?

Përmes Skemës Kombëtare gjatë vitit 2022, fermerët përfituan afro 5.1 miliardë lekë mbështetje financiare. Por, si u shpërndanë këto para dhe kush përfitoi më shumë?

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, 43 përqind e fondit ka shkuar për mbështetjen e fermerëve me naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi, ku numri total i përfitueseve arriti në 34.731 fermerë.

Ndërkohë edhe pse mbështetja për blegtorinë ka qenë ndër më të kritikuarat, për shkak të situatës së keqe në të cilin ndodhet ky sektor, shifrat tregojnë se 33 përqind e fondit ka shkuar për blegtorët, më një numër total prej 5981 përfituesish.  Më pas renditet kultivimi i grurit, fushatë e cila edhe pse u ndërmor në muajin Tetor, mori 11 për qind të fondeve, ku u shpallën fitues 4200 fermerë.

Ndërkohë, për bletarinë kanë shkuar 7 përqind e fondeve, për  farat dhe fidanët kanë shkuar 4 përqind  dhe në fund renditet sektori i bimëve medicinale, për të cilin janë akorduar vetëm 2 përqind e totalit të financimit në bujqësi.

Rritja e fondeve të vëna në dispozicion për subvencione në bujqësi është pasuar me interes të shtuar nga ana e fermerëve, të cilët kusht kryesor për përfitim, kanë pasur formalizmin e tyre. Referuar statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përgjatë vitit 2022 janë pajisur me nipt 21.397 fermerë, duke e çuar në total numrin e fermerëve aktiv apo të formalizuar në 84.383. (Scan)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed