Menu

Sipërmarrësi Alban Zusi: Kontrollet pa kriter, jo vetëm dëm në shëndet, por edhe ekonomik

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, sipërmarrësi Alban Zusi drejtor i “Albanian Food Industry” ka folur për rrezikun që shkaktohen qoftë për shëndetin e konsumatorit, por edhe dëmin ekonomik dhe tregtar hapja e mallrave me origjinë shtazore në mes të sheshit, pa asnjë kriter nga Policia e Shtetit. Zusi e cilësoi të papranueshëm mosreagimin e AKU, që sipas tij nuk duhet të lejonte një gjë të tillë.

“Së pari, si qytetar dhe sipërmarrës që dua të punoj në një mjedis të sigurt pune do doja ta falenderoja policinë që po merr seriozisht luftën ndaj trafiqeve, pasi të gjithë humbasim, shkatërrojnë biznese, ekonominë dhe shoqërinë. Nga ana tjetër, dalim tek plagët që ka mënyra si funskionon administrata shqiptare, që është mungesa e ndërveprimit institucional. Policia para se të bëjë gjëra të tilla, duhet të konsultohet, pasi që të sjellësh mall me kontenier të zakonshëm apo me frigorifer ka diferencë në para, 1-2 mijë euro. Nëse nuk do ishte problem që malli të qëndrojë në frigorifer apo diell do i sillnim mallrat me kontenier të zakonshëm dhe nuk kishim nevojë për frigorifer. Të gjithë këto kontenierë kanë regjistrues temperature dhe pritësi i mallit në momentin e marrjes së mallit, nëse regjistruesit i ka rënë temperature, pra është më poshtë se -15 gradë ka të drejtë ta kthejë mallin. Nëse importuesi e refuzon dhe i kërkon para kompanisë së transportit, kjo e fundit mund t’ja kërkojë paratë qeverisë shqiptare që e ka shkaktuar këtë gjë. Përveç problemit shëndetësor, mund të kemi dhe ekonomik, tregtar. Prej vitesh është kërkuar nga biznesi që pranë pikave doganore të ketë magazine frigoriferike, për të bërë kontrollin e mallrave me origjinë shtazore ose mallrave ushqimore që duhet të kontrollohen në mjedise, së pari të mbyllura dhe të mbrojtura nga mundësia e kontaminimit dhe në temperaturë të kontrolluar. Një inspektor i AKU-së mund të humbasë edhe vendin e punës që bën dokumentat e një tranziti nëse nuk kanë njoftuar 24 orë para. Në këtë rast e gjithë trupa inspektuese e AKU duhet të ishte pushuar nga puna se përse e ka lejuar një gjë të tillë. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit duhet të ishin bërë barrier për të mos lejuar kontrollet në kushte të tilla. Edhe mund të bëhej puna, edhe siguria ushqimore të mos cënohej dhe e ciëlsoi të papranueshme qëndrimin e AKU”-u shpreh Alban Zusi.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed