Menu

Tabaku: Shqipëria e dyta në botë për korrupsion

Jorida Tabaku, deputetja e zgjedhur e PD, ka denoncuar sot faktet e rënda mbi korrupsionin në Shqipëri, që pasqyrohen qartë në raportet e fundit të dy institucioneve të fuqishme financiare ndërkombëtare: Shqipëria e dyta në botë nivelin e ryshfetit, tri herë më lart se në vitin 2023.

“Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve. –  Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH, – shkruan Tabaku në Fb.

Sipas deputetes, “të dytët në botë për korrupsionin, me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve. Tre herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!

Ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë. Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë, ” nënvizon Tabaku duke dalë në konkluzionin se “një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!”

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed