Menu

The Economist: Pse industria e reklamave online po tronditet

Për vitin 2021, suksesi për shitësit e reklamave dixhitale ishte i vështirë për t’u arritur. Ndërsa puna, loja dhe blerjet u zhvendosën online gjatë pandemisë Covid-19, reklamat online gjithashtu lulëzuan, shkruan The Economist.

Në Amerikë, shpenzimet u rritën me 38%, duke arritur në 211 miliardë dollarë, krahasuar me rritjen mesatare vjetore prej 21% në pesë vitet e mëparshme, sipas eMarketer, një firme kërkimore.

Firmat më të vogla të mediave sociale, si Pinterest dhe Snapchat, kanë shënuar rritje treshifrore të të ardhurave tremujore në bazë vjetore. Edhe gjigantë si Alphabet (kompania mëmë e Google) dhe Meta (Facebook dhe Instagram), të cilët tërheqin përkatësisht një të tretën dhe një të pestën e parave nga reklamat dixhitale në botë, arritën norma prej 50%.

Kontrasti me vitin 2022 është i fortë. Më 21 korrik, Snapchat raportoi se shitjet u rritën me 13% në bazë vjetore, në tremujorin e dytë, viti më i dobët në histori. Në një letër drejtuar investitorëve, firma rrëfeu se deri tani, të ardhurat e këtij tremujori ishin “afërsisht të sheshta”. Tregu u trondit dhe çmimi i aksioneve të kompanisë ra me pothuajse 40%.

shënjestrohet nga mediat sociale amerikane dhe po rrit të ardhurat nga reklamat. Titanët e teknologjisë që më parë qëndronin mënjanë, po marrin pjesë gjithashtu në këtë tendencë.

Në dy vitet e fundit, Amazon ka ndërtuar biznesin e katërt më të madh në botë të reklamave online. Apple ka një operacion të vogël, por në rritje të reklamave. Dhe Microsoft sapo është emëruar si partneri i Netflix në ofertën e re të gjigantit të transmetimit të videove, të mbështetur nga reklamat.

Një tjetër arsye për ngadalësimin e shitësve të mëdhenj të reklamave, është edhe ana strukturore. Për vite të tëra, ata iu shmangën pengesave në ekonominë e gjerë, pasi shumë klientë shihnin reklamat online si të ishin një dyqan virtual që mbahej hapur edhe në kohë të vështira – shpesh në kurriz të shpenzimeve për lloje të tjera reklamash.

Kjo ka lënë në dispozicion gjithnjë e më pak dollarë për reklamat jo dixhitale. Prandaj, reklamuesit tani mund të kenë nevojë të bëjnë llogaritje të reja në tabelat e tyre dixhitale.

Dhimbja nuk është përhapur kudo në mënyrë të barabartë. Google, reklamat e kërkimit të të cilit varen më pak nga lloji i gjurmimit që ka ndalur Apple, mund të ketë përfituar nga gjendja e vështirë e Meta-s, dhe kjo ka kompensuar për një pjesë të ngadalësimit.

Më 27 korrik, Spotify raportoi papritur të ardhura të larta nga reklamat, nga shërbimi i tij i transmetimit të muzikës, gjë që ndihmoi në rritjen e çmimit të aksioneve me 12%. Megjithatë, cikli i biznesit së shpejti do të prekë edhe kompanitë e mëdha teknologjike.

Qendra Alert/Alert .al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed