Menu

Ekskluzive / Auditim në “të nxehtë” për 4,5 vjet punë të AKU e shumë institucioneve, Qendra ALERT publikon raportin paraprak të KLSH të 2023. “Masakër” e abuzime pafund

Historia e Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Autoditetin Kombëtar të Ushqimit është rikthyer në vëmendje nga Qendra ALERT, pasi kjo e fundit mësoi të premten se, ky institucion, por edhe Ministria e Bujgësisë dhe Zhvillimit Rural; Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve; Instituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinarisë; si dhe Dretoria e Përgjithshme e Doganave; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Inspektorati Shtetëror i Mbikegyrjes sẽ Tregut dhe Agencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, kanë marrë njoftimin për nisjen e auditimit. Sipas shkresës dërguar këtytë institucioneve, KLSH i njofton se, “në zbatim të programit të auditimit nr. 267/19, date 28.05.2024, të kryer në subjektin Dretorinë e Pergjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë, si dhe Drejtorite Rajonale Tiranë, Kryetari i KLSH-së, bazuar ne Rregulloren e Brendshme te Organizimit dhe Funksionimit Administrativ te kontrollit te Larte te Shtetit dhe te Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Per organizimin dhe funksionimin e Kontrollit te larte te Shteti!” me Vendimin nr. 95, date 28.05.2024, vendosi kryerjen e auditimit në “të nxehte” sipas drejtimeve të programit të auditimit në subjektin; Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU), Tirane dhe institucioneve te tjera te lidhura me te, Ministrine e Bujgesise dhe Zhvillimit Rural, Autoritetin Kombetar te Veterinarise dhe Mbrojjes se Bimëve, Institutin e Sigurise Ushgimore dhe Veterinarise, Dreitorine e Përgjithshme te Doganave, Dretorine e Pergjithshme te Tatimeve, Inspektorati Sheteror i Mbikëgyrjes se Tregut, Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatori. Këto institucione do të audotohen për një periudhë 4-vjeçare e gjysëm, konkretisht nga data 01.01.2019 deri në datën 30.06.2024.

Deri këtu nuk ka asgjë anormale, pasi kjo është detyra e KLSH, të aidutojë punën e enteve publike. Por, dy janë çështjet që duhet përmendur si shqetësime apo me dyshime. E para, çfarë nënkupton KLSH me “në të nxehtë”? Do të thotë që ka një indicio, një alert apo dicka të ngjashme?

Dhe e dyta e më shqetësuese, ka të bëjë me faktin se KLSH nuk e publikoi kurrë raportin për auditimin e AKU, I cili duhej të bëhej publik në nëntor të 2023. Raporti paraprak i KLSH i është dërguar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me 13.10.2023 dhe mbi gjetjet e tij, çdo sektor duhet të bënte observacionet e tij për rastet e kontatimit të shkeljeve, të cilat në raportin paraprak dhe që Qendra ALERT dhe Alert.al e disponojnë kanë qenë aq të shumta, sa tregojnë situatën relet ë abuzimeve me digurinë ushqimore.

Gjithësesi, observacionet i janë dërguar KLSH-së në fund të tetorit dhe raporti përfundimtar, sipas afateve zyrtare, duhet të publikohej më 23 nëntor 2023. Duket se pikërisht ky audit i ri do ta “fshijë” raportin e mëhershëm të KLSH.

Qendra ALERT disponon raportin paraprak, të cilin KLSH ia nisi AKU më 13 tetor 2023 dhe që po e publikon sot. Nga ky raport vihet re qartë se si funkionon ky institucion, si u falen miliona lekë subjekteve që bëjnë shkelje gjatë shqyrtimit të gjobave; si dhe sa realizohet marrja e mostrave;, si dhe sa kryhen analizat në laboratorët e AKU, si bëhet komunikmi i riskut; si janë bërë dhjetra emërime në shjelje të hapur të legjislacionit; e deri te historia e Alerteve të ardhura nga RASFF për sallamet Wudi e te çështja flagrante e ngordhjes së shpendëve nga Influenca Aviare në 2022, llojet e analizave të kryera, mungesa e mostrave dhe kiteve laboratorike në ISUV, rikthimi e më pas shitja sërish e vezëve të prodhuara këtu e skandali me milionat e importuara nga Serbia e Turqia.

Të gjitha këtu janë publikuar në raportin paraprak të KLSH, ndërkohë që megjithë observacionet e AKU, finali nuk u pasqyrua kurrë. Natyrshëm lind dyshimi për pazare, që raporti final të ishte i “bardhë”, ose të gjendej një kleçkë, të kalohej disi në heshtje e të mos publikohet kurrë përfundimtari.

 

Shënim: Ky publikim është ekzkluzivitet i Qendrës ALERT, e cila gëzon të drejtën e autorësisë, bazuar në Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Materiali mund të ripublikohet në mediat tjera, vetëm duke cituar burimin në fund dhe të vendoset linku i burimit. Në rast ndryshimi titulli nga mediat, në fund të shkrimit duhet të saktësohet, se cili ka qenë titulli i tij. Në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

©Qendra ALERT

Related Posts