Në shkurt të këtij viti ekspertët do diskutojnë në lidhje mbi strategjitë e reja së OBSH-së për sigurinë e ushqimit. Grupi Këshillimor Teknik i Organizatës Ndërkombëtare (TAG) për Sigurinë e Ushqimit ka planifikuar të takohet virtualisht për herë të parë nga data 8 deri në 10 Shkurt. Pjesëmarrja është e rezervuar për anëtarët e grupit dhe vëzhguesit e ftuar.Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi një strategji të sigurisë ushqimore në 2002, ndërsa përditësimi tjetër është planifikuar për vitin 2022. Në këtë mbledhje pritet të prezantohet një draft i strategjisë i cili do të publikohet pas takimit.Strategjia e mëparshme nxori në pah një qasje të bazuar në rrezik për sigurinë e ushqimit, mbikëqyrjen e sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi, marrjen e standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore të përcaktuara nga Codex, vlerësimin e sigurisë së teknologjive të reja, komunikimin e rreziqeve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërtimin e kapaciteteve.Plani i ri ka në fokus forcimin e sigurisë kombëtare të ushqimit dhe sistemeve të kontrollit të ushqimit duke marrë parasysh të gjithë përbërësit dhe duke i dhënë përparësi veprimeve që ka të ngjarë të kenë ndikimin më të madh në uljen e barrës së sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi. OBSH gjithashtu po azhurnon vlerësimet mbi barrën globale të sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi me një raport të planifikuar deri në vitin 2025. Një analizë e botuar në 2015 zbuloi se infeksionet e transmetuara nga ushqimi shkaktuan 600 milion sëmundje dhe 420,000 vdekje në 2010.
Marrë nga Foodsafetynews.com
Qendra ALERT / Alert.al
LEAVE A COMMENT