14 C
Tirana
Thursday, May 6, 2021
No menu items!

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19 në vendin tonë, për rastet e dyshuara për vdekje pas vaksinës dhe për elementët ku çalon menaxhimi i pandemisë së covid-19.

“Fushata e vaksinimit është mirëpritur nga të gjithë ekspertët e Shëndetit Publik pasi është shumë e dobishme. Vaksinimi do jetë ndërhyrja më vendimtare në kontrollin dhe parandalimin e covid-19. Të gjithë ne mjekë, specialistë, personel shëndetësor dhe shoqëria është e ndërgjegjësuar që vaksina është rrugëdalja kryesore nga pademia. Kjo fushtaë është e paorganizuar. Është përmendur një strategji e vaksinimit, por i mungon elementi kryesor, furnizimi me vaksina. Fillimisht u deklarua se nuk do orientohemi nga vaksinat që nuk janë të certifikuara nga EMA, papritur u bë një kthesë 180 gradë dhe pranojmë donacionin me vaksina Sputnik dhe nënshkruajmë kontraten më të madhe për të marrë 1.2 milionë doza vaksinash të kontratës CoronaVac e pacertifikuar nga EMA dhe FDA. Këto krijojnë një perceptim jo të mirë në publik përsa i përket fushatës së vaksinimit. Vaksinat vijnë në paketim ku garantohet temperatura dhe jetëgjatësia e vaksinimit, por kemi dhe vaksina që kërkojnë kushte të tjera, si Coronavac që është dominante. Dokumentimi i procedurës së vaksinimit, shoh një regjistër vaksinimi të bazuar në letër dhe kjo është e papranueshme që një vend që pretendon të jetë në BE, të kesh regjistër vaksine të bazuar në letër. Në vend që të ketë komunikim dixhital, kanë një cop kartoni që i jepet në momentin e vaksinimit. Flasim për mungesë organizimi dhe vizioni. Regjistri elektronik, të gjitha vaksinat janë cerifikuar për përdorim urgjent. Këto vaksina kërkojnë kqyrje të kujdesshme. Mungesa e regjistrit pengon dokumentimin dhe hetimin e shenjave të efekteve të padëshirueshme që vaksina si çdo medikament ka. Në marrjen e informacionit të humbjeve të papritura të jetës në persona të sapovaksinuar, si ekspert i përgjegjshëm i bëra menjëherë publike. Kishim rastet e para disa javëve të EMA-s, që bëri të njëjtin veprim, kur ndodhën disa vdekje të papritura në persona që kishin marrë vaksinën Astrazeneca. Pati pezullim në disa vende europiane disa ditore. Jo duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Deri tani nuk kemi asnjë vaksinë të certifikuar për moshën nën 18 vjeç. Në vendosjen e prioriteteve kemi një gabim të madh. Prej 1 viti OBSH e ka përsëritur rekomandimin për testim, gjurmim, trajtim. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë 1 vit që nuk e bëjnë. Rënia e rasteve, kemi testime më të pakta. Dhe ka tendencë për t’u ulur pasi hyn pranvera në Shqipëri dhe do pësojë rënie”-deklaroi Dasho.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë proçesesh...

Filantropi dhe kompania e tij Ecolog, kupona në ndihmë të mijëra familjeve. Lazim Destani thirrje biznesmenëve: T’u shtrijmë dorën nevojtarëve

Ecolog International, kompania e familjes së filantropit dhe biznesmenit nga Tetova, iu vjen në ndihmë familjeve në nevojë në Maqedoninë e Veriut. Iniciativa e...

Gazetari Agim Blloshmi: Dëmet e parikuperueshme të HEC-eve në mjedis, bombardimi i Librazhdit nga këto ndërtime

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Blloshmi, gazetar në Librazhd dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Gazetarja Anila Sefa: Ndotja e plazheve është problem prej dekadash, si dështuan projektet e iniciuara

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Anila Sefa, gazetare në Lushnje dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Daniela Mane: Si po shkatërrohet mjedisi dhe rëndësia e publikut në vendimmarrje

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Daniela Mane, menaxhere projektesh në INCA, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ka...

More Articles Like This

- Advertisement -