14 C
Tirana
Friday, August 14, 2020
No menu items!

Eksperti i turizmit Zak Topuzi: Jemi në kolaps, mbi 30% e agjencive turistike falimentuan

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kryetari i Sektorit të hoteleve “ATA” Zak Topuzi ka folur për pasojat e shkaktuara nga coronavirusi në turizëm dhe sa të përgatitura janë hoteleritë për menaxhimin e situatës. Topuzi deklaroi se Shqipëria është në kolaps total, pasi u godit për një kohë të shkurtër nga dy fatkeqësi natyrore dhe apelon për mbështetjen e kësaj industrie.

“Jemi në fazën e parë të sezonit turistik, ku bëhet klasifikimi dhe certifikimi për të përcaktuar në cilën kategori hymë, është proces që Europa dhe Kosova e ka përfunduar  me kohë.  Nëse nuk hyn në këtë sistem nuk përfiton 6% e hotelit. Shqipëria ka hyrë në paketa rajonale botërore, në momentin që s’ke certifikim ka abuzime, ndërsa mbrojtja e konsumatorit kërkon këtë specifikë. S’ka ndonjë impenjim specifik, është thjesht procedurë. Shqipëria është në një kolaps total, pësoi dhe “shok” nga tërmeti dhe industria më e goditur është turizmi dhe udhëtimet. Alarmi botëror është për të mbështetur këtë industri, sektor që sjell të ardhura dhe punësim. Është çështje botërore, nuk është e planikuar se çfarë do ndodhë”-tha Topuzi.

Zak Topuzi deklaroi se këtë vit mendohet të jetë turizëm 3-mujor, ndërsa nga pandemia mbi 30% e agjencive turistike kanë falimentuar. Ai tha se zinxhiri i falimentimit do shkojë deri te bankat që kanë dhënë kredi.

“Rekomandimet e dhënë janë për lëvizje sa më pak me avion dhe sipas sondazheve lëvizjet me makina janë më të aplikueshme. Mendohet të jetë turizëm 3-mujor, ndërsa shtyrja e sezonit varet  nga klima, situata, njerëzit kanë humbur kursimet, bizneset. Mbi 30% e agjencive turistike kanë falimentuar, po ashtu edhe linja ajrore. Si shtet e ke të mbyllur turizmin dhe s’kanë mundësi të punojnë për një farë kohe. Në Romë nga 1200 hotele, janë hapur vetëm 40. të tjerëve ju kushton më mirë të qëndrojnë mbyllur se hapur. Zinxhiri i falimentit do shkojë deri te bankat që kanë dhënë kredi. Janë 93 mijë punonjës të kualifikuar të cilët gjysma e tyre janë të detyruar të jenë të papunë.  Nga qeveria janë dhënë 400 dollarë për 3 muaj për këta punonjës të trajnuar, ndërkohë biznesi i vogël ka marrë më shumë dhe ky është diskriminim”-deklaroi Zak Topuzi.

Topuzi deklaroi se pjesa më e madhe e punonjësve kanë ngelur të papunë, ndërsa apeloi qeverinë që ta mbështesë këtë sektor, duke zbatuar rekomandimet e Këshillit të Europës.

“U larguan nga puna 90% e punonjësve, pasi hotelet kanë 36% të kostos. Kjo industri bën të ketë probleme me pagat, vetë protokolli nuk të lejon të punosh me kapacitet të plotë.  Nuk dihet ende fati i këij sezoni, kam marrë 20% të personelit. Po vazhdohet me një turizëm fundjave. Turizmi dhe transporti janë shumë të goditur dhe ndryshe nga vendet e tjera nuk kanë mbështetje. Ekspertët e çdo fushe duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes. Industria turistike nuk do fitojë, por të paktën të mbijetojë dhe qeveria mos të kujtohet në minutat e fundit, por të zbatojë rekomandimet e Këshillit të Europës”-theksoi Topuzi.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

EFSA: Rreziqet në shëndet nga prania e glikalkaloideve në ushqime

EFSA ka vlerësuar rreziqet për shëndetin e njeriut dhe kafshëve në lidhje me praninë e glikalkaloideve në ushqime dhe...

Kinë, Koronavirus në mishin e pulës të ardhur nga Brazili. Virusi edhe në karkaleca deti ekuadorian. Ja nga se mund të ketë ardhur

Koronavirusi u gjet në mostrat e krahëve të pulave të ngrira në Kinë. Shpendët ishin importuar nga Brazili. Koronavirusi që shkakton Covid-19 u zbulua gjatë...

Në mbrojtje të fermerëve dhe zë kundër Ministrisë së Bujqësisë, eksperti Ervin Resuli nën presion dhe i kërcenuar?

Një status në Facebook, hedh dyshime se një nga ekspertët e bujqësisë dhe zëri që iu ka dalë në mbrojtje fermerëve gjatë gjithë kohës,...

Prokuroria Fier ka “harruar” dosjen e Harrilla Mile, 15 vite kryetar komune, që falsifikoi 455 ha toka të 10 fshatrave

“TUÇ MAKU” i GRECALLISË-FIER, HARRILLA MILE/ Me “akrobaci nderesh”, qëndroi 15 vite kryetar i Komunës Qendër, kohë kur nga familje me jetë minimale, u bë me...

Fermerët në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSH-në për qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë xhiro

Nga 1 janari 2021 fermerët, në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSh për qarkullim vjetor mbi 10 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që...

More Articles Like This

- Advertisement -