Menu

Epidemiologu veterinar Kujtim Mersini: Sa rrezikohemi ne dhe siguria ushqimore nga Murtaja Afrikane e Derrave

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për Murtajën Afrikane të Derrave, a rrezikohen njerëzit dhe siguria ushqimore. Mersini renditi edhe qarqet që mund të jenë më të rrezikuara për shkak të densitetit të derrave.
“Virusi i Murtajës Afrikane të Derrave nuk prek asnjë specie tjetër përveç derrave, kjo është në favor të shëndetit të njeriut, pasi nuk transmetohet, ndryshe nga sëmundjet e tjera zoonotike. Ky virus është i adoptuar specifikisht te derri dhe ne si qenie nuk rrezikohemi nga kjo sëmundje, as siguria ushqimore nuk rrezikohet, por dëmet ekonomike janë të mëdha sepse shkakton ngordhje 100% të komplekseve aty ku bie. Problem është ta luftosh, pasi historia ka treguar se epidemia pararëndëse e kësaj që jemi tani ka filluar në vitet ’60 dhe e gjithë Europa mezi arriti të ishte e pastër në vitet ’90 për të eleminuar këtë sëmundje. Pra, nëse vjen në vendin tonë do jetë e vështirë për ta luftuar dhe dëmi do jetë i vazhdueshëm. Zonat më me risk për ne janë qarku i Shkodrës, Lezhë, qarku Fier dhe qarku Korçë, që kanë densitetin më të madh të derrave në Shqipëri. Duhet të jetë vigjilenca e shërbimeve tona veterinare për të kapur shpejt nëse do ketë hyrje të virusit dhe të veprohet shpejt”-deklaroi Kujtim Mersini.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed