Menu

Ervis Mema: Ligji për bletarinë ka qenë i shpërndarë dhe jo në ndihmë të bletërritësve

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ervis Mema sekretar në Federata e Bletërritësve të Shqipërisë, foli për ligjin për Bletarinë, problematikat që hasin bletarët, si mund të zhvillohet ky aktivitet dhe përmirësimet që do sjellë nëse zbatohet siç duhet.

“Ligji për Bletarinë vjen pas shumë kërkesash të bletërritësve, shoqatave lokale dhe Federatave për të patur një ligj ekzakt për bletarinë, pasi ka qenë i shpërndarë dhe jo në ndihmë të bletërritësve dhe aspak funksional. E kërkuan me ngulm dhe jo vetëm do t’i ndihmojë, por edhe udhëzojë se si do zhvillohet aktiviteti i bletarisë. Kemi shembuj të shëmtuar që sot tregtohet mjaltë kudo dhe nëse me ligjin e ri do të ketë gjurmueshmëri nuk do lejohet të dalin më dhe do ketë të dhëna të sakta të produktit. Ka patur debate të komunikimit të ligjit me grupet e interesit, por problematika më e madhe e bletërritësve është shtegtimi dhe i medikamenteve. Ligji e rregullon shumë mirë pjesën e shtegtimit nëse zbatohet sipas udhëzimeve që ka, por do ketë nevojë për qarkore të tjera më vonë për pjesën e medikamenteve apo për sëmundje të ndryshme, që mund të rregullohen me ndryshime të vogla”-u shpreh Ervis Mema.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts