14 C
Tirana
Wednesday, April 14, 2021
No menu items!

Fatjona Çinaj nga ISHMT: Rreziku nga lodrat dhe dritat e pemëve të Vitit të Ri

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Fatjona Çinaj, përgjegjëse e Sektorit Kimik dhe Sigurisë së Përgjithshme në ISHMT ka folur për kontrollet e ushtruara nga ky institucion përsa i përket rrezikut që vjen nga lodrat që nuk janë në markimin CE dhe dritat e pemëve të Vitit të Ri që mund të kthehen në burim djegie.
“Kjo situatë e fundvitit është shfrytëzuar nga TaskForca për kontrollet në terren, kryesisht për produktet elektrike, lodrat, ashensorët që është një nga kryesorët që ISHMT kontrollon dhe ka në fokus këtë vit, në hoteleri apo qendra tregtare, ku ka përdorim më të lartë. Nisem inspektimet në 2017 dhe shohim se ka një ndërgjegjësim më shumë, ku kishte problematika të larta. Kemi patur tërheqje të produkteve në treg, duke u bazuar edhe të Raporti i Rapex, për tërheqjen e produkteve të rrezikshme. Ka ende problematika, por në sajë të bashkëpunimit me doganat, lodrat që nuk kanë markimin CE nuk hyjnë në tregun shqiptar dhe ka kontroll të dokumentacionit. Raportet nga BE kanë qenë pozitive, është kërkuar fuqizimi i kapaciteteve të ISHMT. Kemi një ngërç përsa i përket trajnimeve. Lodrat kanë shumëllojshmëri në treg, ashtu ndodh edhe me dritat e pemëve që importohen në sasi të mëdha. Konsumatori mund të bëjë vet një kontroll, dimensoni të jetë më i trash se një fije e hollë pasi shkakton flakë dhe rrezik të djegieve. Distanca duhet të jetë të pakten 1.5 m. ISHMT iu ka kërkuar tregtarëve që të kthejnë produktet e rrezikshme, por sasitë ekzistojnë në treg. Këto standarde nuk kanë qenë më parë në BE, por nevojitet një kohë që të hiqen nga tregu. Duhet thënë se ISHM ka një numër të kufizuar punonjësish, ka 5 inspektorë për këtë kategori”-tha Fatjona Çinaj.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe...

Covid-19, Xhakaliu: EcoCare ngriti qendra të mëdha për vaksinimet masive, synon për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për...

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19...

Investigimi / Si mashtrohen fermerët me cilësinë e plehrave kimike dhe rreziku i shëndetit nga prania e tyre në produktet ushqimore / Foto –...

Nga Rudina MUÇA* Toka e punuar çdo vit gradualisht bëhet jo pjellore. Për këtë arsye fermerëve u lind nevoja që tokat bujqësore t’i ushqejnë me...

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për...

More Articles Like This

- Advertisement -