Menu

Fertilizuesit industrialë, a duhen përdorur?

Sipas një studimi të publikuar në revistën Environmental Science, gjatë 40 viteve të fundit përdorimi i fertilizuesve është rritur me 200%.

Këtu futen lëndët e nevojshme ushqyese për rritjen e bimëve, makroelementët (azot, fosofor, potas), dhe mikroelementët (calcium, bor, hekur, mangan, magnez, bakër, etj).

Së fundmi fertilizuesit apo plehërat inorganike janë edhe një nga fokuset më të mëdha të Bashkimit Europian për të parandaluar krizën në prodhimin e ushqimeve të freskëta. Pasi për momentin sigurimi dhe përdorimi i drejtë i këtyre fertilizuesve shumë të rëndësishëm është thelbësor për të ardhmen e agrikulturës dhe shtimin e prodhimeve të freskëta, të sigurta e të shëndetshme.

Kush mund t’i përdorë?

Nuk ka rëndësi nëse jeni një fermer apo keni një kopsht të pasur me bimësi. Fertilizuesit janë një nga përbërësit më të nevojshëm për tokën tuaj nëse dëshironi që prodhimi të jetë i plotë.

Sekreti qëndron tek zgjedhja e ushqyesve të duhur në secalin rast. Në Shqipëri pjesa më e madhe e tyre importohen nga vendet e BE, si Greqia, Gjermania apo Norvegjia ndaj gama e zgjedhjeve është e gjerë për çdo kategori.

Si të zgjidhni të duhurit?

Pasi shpjeguam rëndësinë e tyre, hapi tjetër shumë i rëndësishëm është përzgjedhja e një prodhuesi që është i përshtatshëm për kërkesat tuaja specifike.

Së pari përcaktoni mënyrën e përdorimit të këtyre fertilizuesve, përshembull nëse e doni për përdorim personal apo për një sipërfaqe të madhe me të mbjella. Në të dy rastet do t’ju duhet një fertilizues i cilësor dhe një produkt specifik për prodhimet tuaja.

Për të mbjella të të vogla apo lule ju mund nisni me një fertilizues 5 – 5 -5 i cili do të ofrojë të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme. Ky lloj fertilizuesi përmban Azot, Fosfor dhe Kalium të cilët ndikojnë në mënyra të ndryshme në rritjen e bimës tuaj.

Zakonisht përzierjet industriale janë ato që përmbajnë plehra kimike më aktive të cilat sigurojnë jo vetëm rendiment më të lartë, por edhe më shumë vlera për produktin dhe tokën. Në çdo rast fertilizuesit duhet të përshtaten me llojin e tokës, klimën dhe një sërë faktorësh të tjerë ndikues të cilët mund t’i kuptoni me analiza të posaçme të mjedisit ku do të mbillni.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts