Menu

Gati për turistët nga Serbia, Klosi takon Vuçiçin: Turizmi nuk ka kufi!

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin në kuadër të turizmit turistik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klosi ka bërë me dije se ky takim ka pasur për qëllim bashkëpunimin mes vendeve të rajonit për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta.

Teksa shton se diskutimi u përqëndrua në zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi duke synuar konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

“Turizmi s”ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit. Me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik. Bashkëpunimi mes vendeve të Rajonit, për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta, mbetet kusht i depërtimit turistik në tregjet e largëta. Diskutimi u përqëndrua në mbështetjet e mundshme për turistitët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Klosi.

alert.al/

Related Posts