Menu

“Gëzuar Kosovë!”, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani uron ditën e çlirimit

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar Lazim Destani përshëndet festën e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb. Si një nga njerëzit që ka bërë shumë për Kosovën, Destani bën apel që vendi të fitojë sa më parë liberalizmin e vizave me BE-në dhe të integrohet në familjen euro-atlantike. Destani kujton ditën e parë të lirisë, kur u qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u ktheyn në shtëpitë e tyre me lotë gëzimi.

Mesazhi i plotë i Lazim Destanit:

I paharrueshëm do të mbetet 12 Qershori i vitit 1999!

Kjo ishte dita e triumfit ndaj agresorit serb, ishte dita kur qindra mijëra kosovarë me lotë gëzimi do të ktheheshin në shtëpitë e tyre, në trojet e tyre shekullore. Sot pas 22 vjet lirie për Kosovën, le ta kujtojmë këtë ditë madhështore për gjithë popullin shqiptar. Kosova sot është faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike janë meritë dhe domosdoshmëri që duhet të ndodhin sa më parë.

Gëzuar popullit shqiptar, Gëzuar Kosovë!

alert.al/

Related Posts