Menu

Gjeçi: Skema Kombëtare, më e madhja që kemi patur, përfitojnë mijëra fermerë

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, zv.ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ermira Gjeçi ka folur për Skemën Kombëtare 2022, për mbështetjen ndaj bujqësisë dhe sa përfitojnë fermerët nga kjo skemë.
“Skema kombëtare e vitit 2022 është skema më e madhe që ka patur sektori i bujqësisë në vitet e fundit. Bëhet fjalë për 3.2 miliardë lekë që janë në dispozicion të sektorit të bujqësisë. Në krahasim me vitin 2021, vjet skema kombëtare ka qenë 1.7 miliardë lekë. Është momenti që t’i bëjmë thirrje fermerëve që të aplikojnë, pasi në datë 25 fillojnë aplikimet e para. Masat do t’i promovojmë më tej, për t’u njohur me karakteristikat që ka. Skema kombëtare përfshin edhe skemën e naftës, e cila ka qenë e suksesshme vitin e kaluar, kanë qenë 750 milionë lekë dhe përfitues 19 mijë fermerë. Ka një rritje diku tek 950 milionë lekë dhe pretendojmë që të rritet edhe numri i fermerëve që do aplikojnë për skemën e naftës. Kemi vënë në dispozicion çdo njësi, janë pikat tona të agjencive rajonale rreth 36 dhe po mendojmë të shtrijmë bashkëpunimin me njësitë administrative. Aplikimi është online, në mënyrë që të kemi të gjitha mundësitë mbështetëse për fermerët që do aplikojnë për këto skema. Ministria e Bujqësisë është e fokusuar në formalizimin e bujqësisë, në bashkëpunimin me fermerët dhe sigurinë ushqimore. Përveç përmirësimit të strukturave bujqësore ka në fokus mbulimin e kostove, që janë krijuar së fundmi nga rritja e kostove të lëndëve të para, pasojë e rritjeve në të gjithë botën. Për të mundësuar në një farë forme kompensimin”-tha zv.ministrja e Bujqësisë Gjeçi.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts