Menu

Gjykata i mohon dëmshpërblimin familjes së kryekomisarit Artan Cuku, Prokuroria: U vra për shkak të detyrës

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të  ish-komisar Artan Cukut. Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si demshperblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre ish-efektiv policie, i cili ishte kërcënuar dhe më parë dhe shteti nuk kishte marrë masa.

Por kërkesa e tyre u rrëzua nga Gjykata Administrative me argumentin se nuk ka lidhje të drejpërdrejtë të shtetit me vrasjen e tij. Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, në 8 prill të vitit 2017. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohën që ka qenë drejtues në Vlorë.

Vrasja për shkak të detyrës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur të gjithë dinamikën, kush ishte ekzekutori, ndërmjetësi dhe porositësi i këtij krimi të rëndë që tronditi Tiranën më 8 prill 2017.

Kjo u bë e mundur nga akt-marrëveshja me autorin e vrasjes, e cila u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda me të cilën Mikel Shallari, ekzekutori i krimit dënohet me 10 vite burg, pasi pranoi të bashkëpunonte për të treguar se kush ishte porositësi dhe ndërmjetësi.

Dokumenti

Aktmarrëveshja e firmosur mes të pandehurit, Mikel Shallari, prokurorit të çështjes Henrik Ligori dhe avokates Edlira Naqellari mban datën 27 prill 2017

Mikel Shallari vrau kryekomisarin Artan Cuku pasi iu premtua se do të merrte 20 mije euro, si dhe do e ndihmonin të largohej drejt Gjermanisë. “Mikel Shallari është ekzekutori material i krimit të vrasjes së viktimës Artan Cuku. Krimi është porositur dhe kryer në bashkëpunim me të pandehurit, Bledar Jambelli, dhe Kristaq Leci. Mikel Shallari nuk ka pasur njohje me viktimën, ndaj e vetmja mundësi është shpegimi i tij se krimi është porositur kundrejt pagesës dhe përfitimeve të tjera, nga Jambelli dhe Leci, për shkak të ndalimit të Bledar Jambellit dhe mbajtjes në Paraburgim nga 7 dhjetori 2012 deri më 7 qershor 2014. Fakt për të cilin ai ngarkonte me përgjegjësi viktimën. Pra krimi lidhet me detyrën që kryente viktima si drejtor i Drejtorisë së Policisë së Vlorës në ato vite.” shkruhet në akt marrëveshjen e përbërë nga 9 faqe.

Hakmarrja

Në këtë akt marrëveshje shpjegohet edhe motivi pse Bledar Jambelli porositi vrasjen e ish drejtorit të policisë së Vlorës : “Nga i pandehuri Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci, Mikel Shallari mësoi se viktima e pati arrestuar të pandehurin Jambelli, si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Ky fakt provohet se ka ndodhur në kohën kur viktima kryente detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës.

Jambelli arrestimin e tij e quante të padrejtë, të nxitur nga persona të tjerë. Ky ishte motivi që ai kishte vendosur ta vriste viktimën Artan Cuku, duke u shprehur me fjalë fyese për të. Ky shpjegim i të pandehurit mbështetet nga provat dokumentare”

Vrasja e Artan Cukut u krye më 8 prillin e vitit 2017, në derën e pallatit ku banonte kryekomisari në rrugën e “Kosovarëve” në kryeqytet.

Mikel Shallari para prokurorëve ka pranuar se për kryerjen e vrasjes i ishin premtuar 20 mijë euro nga personi i interesuar të cilin e pat njohur me ndërmjetësimin e djalit të dajës së tij, Kristaq Leci.  Ky i fundit e konsideronte urdhëruesin, si person të rëndësishëm dhe e quante “‘i madhi” ose “shefi”. Ky person u identifikua më pas prej tij si Bledar Jambelli. Përveç çmimit të mësipër të krimit, organizatori dhe ndërmjetësi i premtuan të pandehurit se do ta ndihmonin të sistemohej në Gjermani, atje ku banonin ata. Ndonëse fillimisht hezitoi i pandehuri pranoi ta kryente krimin duke qenë se ndodhej në vështirësi financiare.

“Kishte një të dashur me të cilën bashkëjetonte në një shtëpi me qera, nuk kishte punë stabël për të siguruar të ardhura dhe për herë ishte në borxhe dhe në vështirësi ekonomike. Ai u josh nga premtimet e bashkëtë pandehurve për të siguruar një jetë më të mirë. Ai pranon se nuk e  njihte viktimën Artan Cuku, dhe se ia pat treguar porositësi i krimit duke shkarkuar një foto të tij nga interneti dhe duke i bërë të ditur automjetet me të cilën lëvizte viktima, dhe vendin ku ai parkonte para se të hynte në banesë” shkruhet në faqen nr 4-5 të akt marrëveshjes.

alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed