Menu

Gjyqtari Gerd Hoxha kaloi vettingun në KPK, por ONM kërkon ankimim të vendimit

KPK konfirmoi në detyrë Gerd Hoxhën, ndërsa ONM del kundër dhe kërkon ankimim të vendimit. Njoftimi është bërë nga Komisioneri Publik.

Njoftimi i Komisionerit Publik (KP)

Në   datën  3.6.2021,  në   përfundim   të   seancës  dëgjimore përkatëse, Komisioni  i  Pavarur  i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gerd Hoxha, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Vendimi nr. 393, datë 3.6.2021, i Komisionit të Pavarur  të Kualifikimit,  iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 1.7.2021.

Më datë   8.7.2021, Operacioni Ndërkombëtar i   Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data enjoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit  të  Kushtetutës së  Republikës  së  Shqipërisë,  dhe  ligjit  nr. 84/2016,  “Për  rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Komisionerët Publikë   përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit   kalimtar   tëgjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

alert.al/

Related Posts