Menu

Inflacioni shënon rritje, ekonomia merr sërish goditje

Sipas Institutit të Statistikave shtrenjtimi i fortë i ushqimeve dhe karburanteve bëri që në tetor inflacioni të kërcejë në 8.3%, norma më e lartë e regjistruar që prej vitit 1998, duke reflektuar goditjen e fortë të krizës së çmimeve në vend.

Rritja ka rezultuar dyshifrore për këto dy grupe krahasuar me tetorin e shkuar duke rënduar edhe më tej buxhetet e familjeve shqiptare. Brenda grupit të ushqimeve rritjen më të madhe e kanë parë produktet e vajit e yndyrnave, produktet e bulmetit por edhe ato të fruta perimeve.

Por, kostot janë rritur edhe për të gjitha mallrat e shërbimet e tjera pasi Instat raporton se shtrenjtimi i çmimeve nuk është ndalur as për grupet e tjera të marra në analizë e që ndikojnë ecurinë e inflacionit.

Më shtrenjtë po paguajnë qytetarët për ujin e energjinë, për shërbimet arsimore e shëndetësore,  të arredojnë e mobilojnë shtëpitë apo të komunikojnë pasi rritja e çmimeve ka qenë e konsiderueshme, ndërsa tashmë shtrenjtimi vijon edhe për kafenetë e restorantet.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts