Menu

Ja cilat janë datat për aplikantët që duan të nxjerin produkte të reja në tregun evropian

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka publikuar së fundmi rregullat dhe masat e reja për rritjen e transparencës së vlerësimit të rrezikut në zinxhirin ushqimor.  Këto rregulla hyjnë  në fuqi në 27 Mars 2021. Marrëveshjet përfshijnë përgjithësisht palët e interesuara të EFSA, si psh aplikantët që duan të vendosin produkte ushqimore në tregun e BE.  “Marrëveshjet praktike” (AP) për zbatimin e rregullores do t’i ndihmojnë palët e interesuara të kuptojnë më mirë sesi ndikojnë proceset dhe mjetet e reja dhe çfarë rregullimesh duhet të bëjnë për të funksionuar në mënyrë efektive në mjedisin e ri. Ato u hartuan pas konsultimeve të shumta me palët e interesuara, Komisionin Evropian dhe Shtetet Anëtare të BE-së gjatë vitit 2020.AP-të mbulojnë fusha të tilla si transparenca proaktive, konfidencialiteti, njoftimi i studimeve, këshillat para dorëzimit dhe konsultimi me palët e treta.  Për të mbështetur më tej palët e interesit që përgatiten për aktivitete të reja, gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm EFSA do të prodhojë një sërë materialesh mbështetëse të tilla si udhëzime të animuara dhe duke mbajtur një seri sesionesh trajnimi.  Qëllimi i rregullores së re është të rrisë transparencën e vlerësimit të rrezikut në zinxhirin ushqimor, të forcojë besueshmërinë dhe objektivitetin. Kjo rregullore e re po pasqyrohet në përgjigje të “Nismës Evropiane të Qytetarëve” për pesticidet dhe rishikimn e Rregullores së Përgjithshme të Ligjit të Ushqimit që përfundoi në Janar 2018.

Marrë nga efsa.eu

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts