Menu

Ja vendimi që ka marrë Greqia për vizitorët shqiptar, hyn në fuqi më 28 qershor

Pas kufizimeve nga pandemia, Greqia ka vendosur hapjen e kufijve për vizitorët shqiptarë, duke nisur nga data 28 qershor.

Vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë.  Greqia ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja, mes tyre edhe vendi ynë.

Së fundmi, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:

Shqipëria

Australia

Izraeli

Japonia

Libani

Zelanda e Re

Republika e Maqedonisë së Veriut

Ruanda

erbia

Singapori

Korea e jugut

Tajlandë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

Related Posts