Menu

Juristi Jordan Daci: AKU inspektime pa vlerësim risku, duhen reforma të qëndrueshme, jo ndëshkim të tyre çdo 5 vjet

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, juristi Jordan Daci ka folur për ndryshimin e statusit të nëpunësit, nga Shërbim Civil në Kod Pune. Sipas Dacit ndryshimi i statusit cenon pavarësinë e inspektorit, nuk garanton imunitet nga paaftësia por nga abuzimi.

“Ndryshimet ligjore, në 2012 kishte njësi inspektimi se nuk dinin se çfarë bënin. Kishte inspektime pa patur vlerësimin e riskut. Duhet që të kemi harmonizim të legjislacionit, para reformës kishim inspektimin që u mor si model sipas atij slloven dhe është më i suksesshmi në BE. Nga 400 njësi inspektimi bëhen 12 inspektorate. Inspektimi ishte një ndër dy reformat më të suksesshme, që pasonte reformën e bizneseve, dhe procedura e inspektimit”-tha Jordan Daci.

Daci deklaron më tej se duhet të ketë reforma të qëndrueshme dhe jo ndëshkim të tyre çdo 5 vjet.

“AKU prek disa institucione, vlerësimi i riskut ka nevojë për përmirësime. Ligji për inspektimin prek procedurën. Problem mbetet bashkimi i inspektorateve, ISSH i bashkohet AKU, përveçse ndryshon strukturën aktuale, në një moment të dytë do bëjnë bashkë edhe sistemin e licencimit.  Duhen reforma të qëndrueshme, jo ndëshkim të tyre çdo 5 vjet. Janë lënë përgjysmë reformat, s’ka filozofi të re, por prezantohet si qasje e re”- u shpreh Daci.

Related Posts