14 C
Tirana
Tuesday, March 2, 2021
No menu items!

Kancelarja Merkel i përgjigjet KKD: Liberalizimi i vizave për Kosovën, pritet raporti i KE

Gjatë muajit korrik 2020 kohë në të cilën Gjermania mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, Këshilli Koordinues i Diasporës i dërgoi kancelares Angela Merkel një letër ku kërkonte liberalizimin e vizave me Kosovën. Letër e cila këto ditë ka marrë përgjigjen zyrtare nga Bundestagu Gjerman.

“Ne kërkojmë falje për faktin se vetëm tani po ju përgjigjemi. Letra e Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptare e datës 14 Korrik 2020 gjithashtu arriti drejtpërdrejt tek Kancelarja. Sidoqoftë, në përputhje me procedurën e zakonshme me letra drejtuar shtypit, nuk u dha asnjë përgjigje. Gjatë Presidencës gjermane të Këshillit të BE‐së, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u vu në agjendat e grupeve përgjegjëse të punës së Këshillit si dhe u diskutua atje. Sidoqoftë, kjo hasi në skepticizëm të qartë nga disa shtete anëtare të BE‐së”, sqaron në letër përgjigjen e tij kreu i Kancelarisë Federale Gjermane, Ministri Federal, Prof. Dr. Helge Braun.

Sipas Braun për përpunimin e mëtejshëm të dosjes tani pritet një raport i azhurnuar nga Komisioni Evropian mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit të vizave (Visa‐Roadmap).

“Kjo është akoma në pritje (pending). Ne dëshirojmë t’ju falënderojmë pëzemërsisht për përpjekjet tuaja në këtë çështje, si dhe për kontributin e ekspertizës suaj dhe mbajtjen e kontakteve të mira me vendimmarrës të rëndësishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor”, përfundon ai.

Në fillimi tw muajit Korrik 2020, Gjermania mori presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Me këtë rast, Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) i dërgoi Kancelares  gjermane Angela Merkel urimet më të mira si dhe kërkon angazhimin e saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Letra e KKD për Kancelaren Merkel:

Këshilli Koordinues i i Diasporës i kërkon Kancelares Merkel liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Investigimi i ALERT / Nga tumoret, te sëmundjes e zemrës, veshkave e mëlçisë, si përdoret masivish vaji i palmës dhe në shumë raste i...

Nga Rudina Muça* Të pretendosh sot se në dyqanet e bulmetit mund të gjesh produkte vërtet të shëndetshme, vetëm gënjen...

Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore

Gjetjet e monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën parazgjedhore të zhvilluar nën projektin "Forcimi i Transparencës Zgjedhore në Shqipëri" (SETA), u prezantuan...

Berxholi: Shfaqja e gripit të shpendëve H5N8, s’jemi të garantuar që nuk hyn në Shqipëri

Në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Kristaq Berxholi ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar ka folur për njoftimin...

Përhapja e gripit të shpendëve, Mersini: Po afrohet në territorin tonë, masat që duhen marrë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 dhe...

Porti i Durrësit, Dogana dhe Policia rrezikojnë sigurinë ushqimore, skaneri “çmendet” dhe nxjerr akullin për drogë / Foto-Video

Një skandal i vërtetë me sigurinë ushqimore ka ndodhur një ditë më parë në Portin e Durrësit, ku autoritetet portuale dhe doganore kanë hapur...

More Articles Like This

- Advertisement -