14 C
Tirana
Friday, August 14, 2020
No menu items!

Karantinën 2-javore jua pagoi KKD, 35 shqiptarët lënë hotelin dhe nisen drejt familjeve të tyre. Ja çfarë deklarojnë. Video – Foto

Shqiptarët që u karantinuan në Hotel “Kristal” në Korçë, me financimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, sot kanë përfunduar 14 ditët e qëndrimit të detyrueshëm dhe janë nisur drejt familjeve të tyre.

35 persona, me mbështetjen edhe të policisë, janë organizuar në furgonë të ndryshëm sot në mëngjes, duke lënë hotelin në Korçë, ku kaluan 14 ditët e karantinimit të detyrueshëm.

Ky grup kaloi 5 ditë në Pikën Kufitare të Kapshticës, në të ftohtë, dëborë e pa ngrënë, pasi Qeveria Shqiptare nuk lejoi kalimin e tyre në territorin tonë, ndërkohë që në Greqi nuk ktheheshin dot, pasi nuk kishin leje qëndrimi dhe afati 90-ditor iu kishte përfunduar.

Në këto kushte, Kryeministri Rama deklaroi se, ata mund të lejoheshin në terrotorin tonë, ndërkohë që 14 ditët e karantinës duhet t’i paguanin vet.

Por, kjo nuk po ndodhte për arsye se, emigrantët shqiptarë thonin që nuk kishin mundësi financiare, ndërsa vazhdonin të kalonin ditët e netët në tokën mes dy pikave kufitare, asaj të Shqipërisë dhe Greqisë.

Keshilli Koordinues i Diaspores

Por, për ta zbutur këtë situatë e për t’ju ardhur në ndihmë patriotëve të tyre, reagoi Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili deklaroi se, “nuk mund të lëmë në këtë gjëndje bashkëatdhetarët tanë”, ndërkohë që mori përsipër edhe kostot e karantinimit të tyre, fjetje dhe ushqim për 14 ditë, për grupin e 35 personave që gjendeshin të bllokuar në Kapshticë.

Ndërkohë, Hotel “Kristal” vendosi të hapë dyert për ta, duke iu ofruar kushte të përshtatshme, si dhe policia e ushtria morën në mbrojtje hotelin, me qëllim që asnjëri prej tyre të mos mund të largohehej. Gjatë gjithë kohës, 35 emigrantët kanë qenë edhë nën kontrollin 24-orësh të mjekëve.

Në largim e sipër, sot ata falenderuan dhe njëherë Këshillin Koordinues të Diasporës për të gjithë mbështetjen që iu dha, duke mos i lënë ata të kalopjnë netë të tjera në Kapshticë.

Siç e kanë deklaruar dhe vetë të karantinuarit, pronari i Hotel “Kristal” në Korçë, shuma e karantinës së tyre është paguar nga filantropi Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe biznesmen i njohur e i suksesshëm.

Qendra ALERT / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

EFSA: Rreziqet në shëndet nga prania e glikalkaloideve në ushqime

EFSA ka vlerësuar rreziqet për shëndetin e njeriut dhe kafshëve në lidhje me praninë e glikalkaloideve në ushqime dhe...

Kinë, Koronavirus në mishin e pulës të ardhur nga Brazili. Virusi edhe në karkaleca deti ekuadorian. Ja nga se mund të ketë ardhur

Koronavirusi u gjet në mostrat e krahëve të pulave të ngrira në Kinë. Shpendët ishin importuar nga Brazili. Koronavirusi që shkakton Covid-19 u zbulua gjatë...

Në mbrojtje të fermerëve dhe zë kundër Ministrisë së Bujqësisë, eksperti Ervin Resuli nën presion dhe i kërcenuar?

Një status në Facebook, hedh dyshime se një nga ekspertët e bujqësisë dhe zëri që iu ka dalë në mbrojtje fermerëve gjatë gjithë kohës,...

Prokuroria Fier ka “harruar” dosjen e Harrilla Mile, 15 vite kryetar komune, që falsifikoi 455 ha toka të 10 fshatrave

“TUÇ MAKU” i GRECALLISË-FIER, HARRILLA MILE/ Me “akrobaci nderesh”, qëndroi 15 vite kryetar i Komunës Qendër, kohë kur nga familje me jetë minimale, u bë me...

Fermerët në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSH-në për qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë xhiro

Nga 1 janari 2021 fermerët, në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSh për qarkullim vjetor mbi 10 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që...

More Articles Like This

- Advertisement -