14 C
Tirana
Tuesday, December 1, 2020
No menu items!

Katraure dhe skandal në AKU e Tiranës, veterineri inspekton perimet dhe agronomi mishin e qumështin. Si u shkri sektori OSH

Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, duket se vetëm siguria ushqimore nuk është prioritet edhe pse është detyrë funksionale. Dhe e dini çfarë ndodh?

Tirana është qarku më i madh i vendit, i cili ka dhe numrin më të madh të Operatorëve të Biznesit Ushqimor, prodhues, tregtues, importues, përpunues e deri te marketi më i vogël, në fshatin më të largët të këtij qarku. Dhe, sigurinë ushqimore të banorëve të këtij qarku, e kanë në dorë pikërisht inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së. Këto drejtori, ashtu si dhe qendrorja, funksionojnë të ndara në sektorë dhe konkrtisht, Sektori i Kontrollit të Ushqimit me Origjinë Shtazore, ai Joshtazore dhe i Mbrojtjes së Bimëve.

Në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore, produktet me riskun më të lartë për konsumatorin, janë ato me origjinë shtazore. Dhe, pikërisht ky sektor, në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë është shkrirë, që në fund të 2019 apo fillim të 2020. Drejtori Rajonal i asokohe, sipas burimeve të Alert.al, Arbër Nuri, i propozoi Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, që të mos kishte sektor OSH. Çuditërisht kështu ndodhi. Propozimi i tij u bë fakt i kryer e që nga ajo kohë e deri sot, inspektorët e AKU Tiranë marrin detyrat në mëngjes, si dhe urdhërat e shërbimit (inspektimit) pa asnjë kriter. Që do të thohë se, një mjek veteriner mund të çohet për inspektim në një farmaci bujqësore ose fabrikë mielli, por edhe te preshi e domatja në tregje. Ndërsa produktet me origjinë shtazore, fabrika prodhimi e përpunimi qumështi apo mishi, importues, dyqane mishi etj, inspektohen nga kimistë, agronomë ose/dhe inspektorë që nuk janë të profilit. Ndarja e tyre bëhet siç vendosin drejtorët rajonalë dhe koordinatorët, ndoshta referuar dhe “rëndësisë” së subjektit që do të inspektohet.

Kjo shkrirje e Sektorit të Ushqimit me Origjinë Shtazore është bërë vetëm në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe prej afro një viti, kjo situatë e tmerrshme për sigurinë ushqimore, vazhdon të ekzistojë.

Drejtoritë Rajonale të AKu në Qarqet tjera funksionojnë me 3 sektorët, ndërsa Tirana, më e madhja përsa i përket numrave por edhe OBU-ve gjendet në këtë mënyrë.

Shënim: AKU vazhdon të funksionojë me strukturën e vjetër, ndërkohë që e reja do ende shumë kohë të miratohet. Në strukturën e re është e parashikuar shkrirja e sektorëve OSH me OJSH dhe krijimin e një sektori të përbashkët (përveç Mbrojtjes së Bimëve) dhe do të kenë përgjegjësin që ndan detyrat sipas profilit të secilit inspektor).

Qendra ALERT / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Kalaja: Qeveria e shkëputur nga realiteti, ka banorë në çadra të infektuar me covid-19

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe...

1 vit nga tërmeti, Aulon Kalaja: Mungon drejtësia për 51 jetët e humbura, asnjë banesë e ndërtuar në Thumanë

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe pandemia e covid-19. I ftuar...

Covid-19, pedagogu Ilir Pecanikaj: Shifrat e MSH janë fiktive, qeveria mbulon humbjet e saj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i departamentit të Shëndetësisë në PD Ilir Pecanikaj ka folur për pandeminë e...

Papërgjegjshmëri për orët shtesë të inspektorëve të Covid-19, AKU luan “ping pong”, fajson dhe drejtoritë rajonale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit “luan ping pong” me inspektorët që janë pjesë e Task-Forces qeveritare për përballimin e situatës së Covid-19, ndërkohë që ende...

Ngjarja historike/ Për shqiptarët në ditë të vështira, filantropi Lazim Destani i dha zë Festivalit mbarëkombëtar për 80-vjetorin e Pavarësisë

Pas vitet 1990 kanë qenë mjaft të vështira për kombin shqiptar. Në njerin krah Shqipëria po dilte nga regjimi diktatorial, lufta për pushtet ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -