14 C
Tirana
Sunday, September 27, 2020
No menu items!

Kinë, Koronavirus në mishin e pulës të ardhur nga Brazili. Virusi edhe në karkaleca deti ekuadorian. Ja nga se mund të ketë ardhur

Koronavirusi u gjet në mostrat e krahëve të pulave të ngrira në Kinë. Shpendët ishin importuar nga Brazili.

Koronavirusi që shkakton Covid-19 u zbulua gjatë një kontrolli rutinë mbi pulën e importuar nga Brazili, prodhuesi më i madh në botë, thanë autoritetet kineze të enjten, të cilave u referohet tdg.ch, por edhe AFP. Virusi ishte i pranishëm në mostrat e krahëve të pulave të ngrira, të marra të martën, tha në një deklaratë, bashkia e qytetit të metropolit të Shenzhen (në jug), në periferi të Hong Kongut.

Autoritetet pretendojnë se, kanë ekzaminuar “menjëherë” njerëzit që kanë qenë në kontakt me produktet e kontaminuara, si dhe të afërmit e tyre. Këto prova ishin të gjitha negative, sipas deklaratës.

Kina, ku koronavirusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në pjesën më të madhe ka përmbajtur epideminë, nëse besohet te shifrat zyrtare. Kështu, vendi njoftoi të enjten një raport ditor për 19 ndotje. Vdekja e fundit nga virusi ishte në mes të majit. Brazili, nga ana tjetër, është vendi i dytë më i goditur në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Në provincën lindore të Anhui, këshilli i qytetit Ëuhu, të enjten njoftoi zbulimin e virusit në paketimin e karkalecave nga Ekuadori. Këto pako u mbajtën në frigoriferin e një restoranti në qytet. Kjo është hera e dytë që nga fillimi i korrikut, që Kina ka raportuar praninë e virusit në paketat e karkalecave ekuadoriane.

Në qershor, tregu i madh me shumicë Xinfadi në Pekin u mbyll, pas shpërthimit të një epidemie që preku disa qindra njerëz. Gjurmët e virusit ishin zbuluar atje në një tabelë prerëse të salmonit.

Covid-19 është një sëmundje e frymëmarrjes dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se, ajo mund të transmetohet përmes konsumimit së produkteve ushqimore të kontaminuara. Burimet e kontaminimit janë shfaqur që nga fillimi i pandemisë në thertore në vende të ndryshme, si në Gjermani, Francë, Shtetet e Bashkuara ose Belgjikë. Ekspertët kanë probleme për të kuptuar arsyet e këtyre ndotjeve, që pa dyshim lidhen me mbipopullimin, por ndoshta edhe me kushtet e ftohjes dhe ventilimit specifike për këto fabrika.

AFP/NXP

Qendra Alert / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Coronavirusi, specialisti Erion Dasho: Strukturat e shëndetësisë kanë dështuar

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho deklaroi...

Covid-19, eksperti Koja: Testet që kemi ne i përdor e gjithë Europa

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja deklaroi se kitet që...

Specialisti Erion Dasho: Skandali në Shqipëri, s’dihet prejardhja dhe marka e kiteve

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19,...

Siguria e testeve, eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja ka folur për cilësinë...

Coronavirus, fakte shpresëdhënëse për femijet dhe shkollat

Transmetimi i dobët i virusit midis fëmijëve sipas vëzhgimeve të fundit shkencore, nxjerr në pah riskun e ulët tek të vegjlit. "Fëmijët e vegjël janë...

More Articles Like This

- Advertisement -