Menu

Konfindustria, sulme të forta ndaj Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve

Konfindustria ka sulmuar Bordin e Transparencës, pasi sipas saj karburanti në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon dhe po hyn kontrabandë. Çmimi i naftës në treg duhet të ishte 200 lekë nga 209 që është përcaktuar nga Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit. Konfindustria ka akuzuar Bordin për konflikt interesi ndërsa ka theksuar se me vendimet që po merr, ky organizëm  po sjell pasoja shkatërrimtare për biznesin dhe qytetarët. Konfindustria ka akuzuar Bordin e Transparencës për qëndrim në dëm të interes publik me vendimet për ndryshimin e çmimeve të karburanteve. Ky organizëm shprehet se me çmimet e karburanteve në Shqipëri janë më të larta në rajon dhe nuk reflektojnë çmimet e tregjeve botërore. Konfindustria kërkon themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe me përbërje të profesionistëve, pasi sipas tyre Bordi i Transparencës ka në përbërje anëtarë me konflikt interesi, ku gjysma e antarëve vendimmarrës janë përfaqësues të kompanive që duhet të jene nën kontroll. “Konfindustria ka kërkuar themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe me përbërje të profesionistëve. Bordi i Karburanteve ka në përbërje anëtarë me konflikt të qartë interesi. Gjysma e anëtarëve vendimmarrës janë pikërisht përfaqësues të subjekteve, që duhet të jene objekt kontrolli. Konfindustria shpreh shqetësimin e përsëritur për mënyrën e vendimmarrjeve të Bordit të Karburanteve, qartësisht në kundërshtim me interesin publik me çmimet më të larta në Rajon dhe kahjet e dukshme rënëse të tregjeve botërore. Çmimet e larta krahësimore dhe absolute të karburanteve janë me pasoja afatgjata shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro/vit”, thotë Konfindustria.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed