Menu

A janë të rrezikshme nitritet dhe nitratet në mish e perime? Përgjigja e Institutit Zooprofilaktik Eksperimental të Venecias dhe si po shkohet drejt eleminimit

Nitritet dhe nitratet janë kimikate të përbëra nga azoti dhe oksigjeni, që zakonisht gjenden në natyrë. Disa perime me gjethe, si marule dhe spinaqi, janë të pasura me të, pasi janë të nevojshme për rritjen e tyre. Kripërat që rrjedhin nga bashkimi i natriumit dhe kaliumit me nitritet dhe nitratet përdoren gjithashtu për të përmirësuar ruajtjen e disa produkteve ushqimore që prishen, si mishrat i përpunuar, peshku dhe djathrat, nënproduktet e mishit etj.

Megjithëse, sasitë e tepërta të këtyre substancave mund të kenë efekte toksike tek njerëzit, ushqimet që i përmbajnë ato mund të konsumohen në mënyrë të sigurtë, duke shmangur abuzimin dhe duke respektuar dozat e rekomanduara për një dietë të ekuilibruar. Në këtë video, Laboratori i Komunikimit i Institutit Eksperimental Zooprofilaktik të Venecias (IZSVe) shpjegon se si dhe pse. Sidoqoftë, jo gjithçka është aq lineare. Rekomandimi i një raporti parlamentar francez të paraqitur më 13 janarin e kaluar, propozon eliminimin progresiv të nitriteve dhe nitrateve nga mishrat e përpunuar deri në vitin 2025.

Konsiderohet se, përdorimi i këtyre aditivëve të përdorur në nënproduktet e mishit si konservues, mund të kontribuojë në formimin e nitrozaminave të konsideruara kancerogjene. Raporti, i hartuar pas dëgjimit të ekspertëve, rekomandon fillimisht ndalimin e përdorimit të tij në mishin e përpunuar të patrajtuar me nxehtësi, siç është proshuta e papërpunuar, nga 1 janari 2023 dhe në të gjithë mishrat e përpunuar nga viti 2025.

Burimi: ilfattoalimentare.it

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed