Menu

Açuge në vaj me histaminë të lartë nga Shqipëria, hiqen nga tregu në Itali. Ja çfarë shkakton tek njeriu

Açuge nga Shqipëria të tretura në vaj, janë konstatuar me nivele shumë të larta të Histaminës në tregjet italiane. Sistemi i Alarmit të Shpejtë i Komisionit Evropian për produktet ushqimore RASFF, ka njoftuar se në Itali, më 12 shtator 2022, janë konstatuar açuge me nivele të shumë të larta të histaminës. Produkti është me origjinë nga Shqipëria dhe autoritetet në Itali, nga ku është dhënë dhe alarmi, kanë kërkuar tërheëqjen e menjëhershme nga tregu, për të mos rrezikuar konsumatorët. Bëhet fjalë për açuge të eksportuara nga Shqipëria, të futura në vaj ulliri, analizat e të cilave kanë rezultuar mbi normat e lejuara ligjore, sipas të cilave, Histamina në açuge në vaj, nuk duhet të jetë më shumë se 200 miligram për kilogram. Kanë qenë autoritetet e sigurisë ushqimore në Itali, të cilat në bazë të kontrolleve zyrtare kanë marrë kampionë dhe i kanë analizuar.

Histamina është një kimikat përgjegjës për disa funksione kryesore: komunikon mesazhe në trurin tuaj, nxit lirimin e acidit të stomakut për të ndihmuar tretjen, çlirohet pas lëndimit ose reaksionit alergjik si pjesë e përgjigjes suaj imune. Kur nivelet e histaminës rriten shumë, ose kur nuk mund të shpërbëhet siç duhet, mund të ndikojë në funksionet tuaja normale trupore.

Histamina shoqërohet me reagime dhe simptoma të zakonshme alergjike. Shumë prej tyre janë të ngjashme me ato nga intoleranca ndaj histaminës. Ndërsa ato mund të ndryshojnë, disa reagime të zakonshme që lidhen me këtë intolerancë përfshijnë; dhimbje koke ose migrenë, probleme me sinuset, lodhje,probleme me tretjen, çrregullim të ciklit menstrual, të përziera dhe të vjella.

Në rastet më të rënda të intolerancës ndaj histaminës, mund të përjetoni dhimbje të forta barku, enjtje të indeve, presionin e lartë të gjakut, rrahje tëe çrregullta të zemrës, ankth, vështirësi në uljen dhe stabilizimin e temperaturës dhe marrje mendësh.

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed