Menu

Akrilamide, rreziku i fshehur në ushqim

Në lidhje me polemikat mbi rreziqet e akrilamidit në produktet e bukës së gatuar në temperatura të larta, Safe Food Advocacy Europe rithekson nevojën për të rritur ndërgjegjësimin e konsumatorëve për rreziqet e këtij përbërësi toksik, të pranishëm në shumë ushqime me përmbajtje të lartë niseshteje, të tilla si patate të skuqura, biskota, pica… Akrilamide (substancë e klasifikuar si kancerogjene e tipit 2A nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit) është formuar gjatë gatimit në temperaturë të lartë (veçanërisht në nivel industrial, por edhe në shtëpi dhe në gatim në furrë me dru) të ushqimeve që përmbajnë niseshte për shkak të transformimit të sheqernave dhe aminoacideve. Prania e tij është e lartë në ushqime si biskota, pica, produkte me drithëra mëngjesi, patate të skuqura që tregojnë shenja djegieje.

Në qershor 2015, Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) publikoi vlerësimin e parë gjithëpërfshirës të rrezikut të akrilamidit në ushqim, duke konfirmuar se ekspozimi ndaj substancës mund të rrisë rrezikun e kancerit për konsumatorët e të gjitha moshave. Pavarësisht rrezikshmërisë së konstatuar, Komisioni Evropian ende nuk ka identifikuar vlerat kufitare për praninë e kësaj lënde në ushqime, duke i lënë prodhuesit me barrën e pranisë së saj. Kjo do të thotë se autoritetet e kontrollit shëndetësor nuk mund të konfiskojnë produktet, pavarësisht nga sasia e akrilamidit të pranishëm. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed