Menu

AKU kërcenon Qendrën ALERT, se po analizon dhe publikon rezultatet e frikshme të produkteve ushqimore…

Pak ditë më parë, Qendra ALERT mori disa kampionë djathi në disa zona të Tiranës, si dhe qumësht rruge, për t’i analizuar dhe komunikuar konsumatorit problematikat e mundshme që mund të kenë këto produkte. E gjitha kjo, në kuadër të Emisioni ALERT që do të transmetohet të premten më 20 maj 2022. Referuar problematikave të shumta që paraqisnin këto produkte dhe rriskut serioz, i kërkuam AKU pjesëmarrjen në këtë emision. Më 19 maj, AKU i dërguam këtë e-mail:

“Te nderuar pershendetje! Uroj te jeni mire! Duke ju falenderuar per bashkepunimin e herepashershem, ne kuader te emisionit ALERT, do te doja kete te premten, dte 20 maj 2022, qe AKU te ishte prezent. Tema e emisionit ka te beje si meposhte:

Kemi analizuar djath qe e kemi blere ne 1 dyqan prane Rr.Bardhyl dhe 2 mostra ne Tregun Agroushqimor dhe i kemi analizuar. Ka prezente te E.Coli, Listeria dhe Enterobaktere…

Gjithashtu, kemi analizuar 3 mostra qumeshti rruge dhe ka rezultuar me enterobaktere, qeliza somatike dhe ne dy raste me uje te shtuar.

Do te donim te ishte AKU si institucioni pergjegjes per garantimin e sigurise ushqimore (edhe pse ne rastin e qumeshtit do te thonit nuk eshte pergjegjesia jone), por edhe te riperpiqemi t’i largojme konsumatoret nga kjo menyre blerjeje e konsumi.

Duke ju falenderuar, mbetemi ne pritje.

Granit Sokolaj”.

Ftesa e Qendrës ALERT për AKU, për t’i pasur në Emision ALERT

Ndërsa sot, më datë 18.05.2020, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në përgjigjen e vet ku mohon pjesëmarrjen nkëtë program, shntazhon dhe kërcenon Qendrën ALERT me procese gjyqësore. Megjithëse nuk është aspak e qartë arsye, shkaku, baza ligjore, institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore, kërcenon me gjyqe, ndoshta për faktin se Qendra ALERT dhe emisioni me të njëjtin emër po bëjnë punën që duhet të bëjë ajo.

Më poshtë po publikojmë në një material, përgjigjen e sotmë të AKU dhe përgjigjen tonë me germa të zeza (BOLD) që ia kemi kthyer, për të cilën vumë në dijeni dhe Drejtoreshën e Përgjithshme, Ministren e Bujqësisë dhe Inspektoriatin Qëndror.

Të nderuar pershendetje!

Në vijim të komunimit tonë, por më së shumti, nisur nga e-maili juaj shantazhues, kërcenues, intimidues në drejtim të Qendrës ALERT dhe punës tonë;

Së pari, më lejoni të shpreh një qëndrim tërësisht personal dhe jo institucional. Si ish-staf i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si ish-Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit, dhe si ish-staf në kabinetin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, personalisht do turpërohesha sikur vetëm t’a mendoja t’i ktheja një përgjigje e-maili të tillë një organizate, një media apo programi televiziv dhe jo më ta dërgoja, vetëm për punën që bën!!!!!!!!!!

Zoti ju mëshiroftë! Konkretisht, personin të cilin e ka shkruar këtë e-mail, emër për të cilin i kam informacionet!!!!!!!!!!! Sepse një e-mail kaq banal, kaq pa kuptim, kaq shantazhues e intimidues, nuk do të shkruhej nga kushdo dhe nuk do guxonte dikush lehtë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Të kthehemi tashmë tek komunikimi institucional, pra mes Qendrës ALERT, e cila mban dhe autorësinë e emisionit me të njëjtin emër. Dhe, do donim t’ju jepnim përgjigjë për secilen prej fjalive tuaja, pa ndërhyrë në asnjë germë apo fjalë. Dhe me shkronja të zeza (bold) janë përgjigjet tona për ju.

Përgjigjia shantazhuese e AKU

I nderuar Z. Sokolaj,

Ju falenderojmë për vëmendjen ndaj Sigurisë Ushqimore

— Nuk nuk keni pse na falenderoni aspak, sikur po na e dini për nder apo po e vlerësoni atë që po bëjmë, sepse ju nuk e keni vetë në vëmendje sigurinë ushqimore!!! Ndaj kortezitë, sidomos në e-maile të tilla dhe me gjuhën tuaj të komunikimit, nuk kanë aspak vend.

Së pari, lutemi duke qenë se është evidentuar shitje e qumështit në rrugë, pa etiketë, të pakontrolluar dhe pa regjistrim si subjekt me NIPT, të na bëhet me dije nëse e keni denoncuar rastin tek autoritetet kompetente.

— Qendra ALERT, t’jua bëjë me dije ju??!! Inspektorët e AKU dhe gjithë stafi në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Drejtoritë Rajonale, a nuk e di që rrugët e trotuaret e Shqipërisë janë me qumësht të tillë që shitet nga individët (fshatarët)??!! Në të gjitha rastet produkt i pasigurt!!! Te cilat autoritete ta denoncojmë, nëse ju mendoni që ne punojmë për ju, jemi strukturë e juaja apo paguhemi nga ju?! AKU ka hequr dorë gjithmonë nga kjo tregti, pasi duke e parë si luftë të humbur (për shumë arsye e herë herë dhe me të drejtë) ka deklaruar se, nuk mund të merret me indivitët, me pretendimin që Ligji “Për ushqimin” përcakton si operator biznesi ushqimor vetëm ata që kanë një NIPT.

Por mbi të gjitha, ne kemi për detyrë të konstatojmë e të publikojmë rastet me probleme, por në asnjë rast nuk kemi detyrimin ligjor t’ju sinjalizojmë ju. Nuk jemi të detyruar as nga “Ligji për Sinjalizuesit”… këta njerëz duhet t’i keni ju brenda strukturave tuaja, duke tentuar të luftojnë korrupsionin brenda radhëve tuaja. Të paktën ligjërisht kështu duhet të ndodhë!

Ne nuk jemi rreshterët tuaj e nuk punojmë për ju! Ne evidentojmë, konstatojmë dhe publikojmë atë që duhet ta bënit ju. Por ju merreni ende me inspektorët, duke i trajnuar ende si të mësojnë të lexojnë etiketat, edhe pse 4 vjet pas miratimit të VKM-së “Për Etiketimin”.

 “Përndryshe, masa do të merret nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit sipas legjislacionit në fuqi”, thoni ju në e-mailin tuaj.

— Duke shpresuar ta njihni legjislacionin në fuqi e të mos e lexoni saherë ju duhet diçka, ndaj kujt dhe për çfarë do të merren masa?! Po na kërcënoni? Intimidoni? Ne nuk jemi inspektrët tuaj që të tentoni të na vini në rresht dhe nuk jemi as operatorë biznesi ushqimor që cënojnë sigurinë ushqimore dhe ju i milni saherë shkoni për inspektim!

Së dyti, sa i përket analizës së kryer në dyqanet e përmendura, a keni njoftuar ju trupat e AKU-së për verifikimin, marrjen e mostrës në mënyrë të garantuar, për monitorimin dhe hetimin e rasteve. Nëse jo, lutem të merren masa menjëherë që të mos detyrohemi të nisim proces gjyqësor.

— Të nderuar! Po i marrim me radhë.

E ritheksoj, ne nuk njoftojmë AKU sepse s’jemi as operator biznesi, as strukturë varësie e AKU apo dikujt tjetër. Për këtë ju duhet t’a bindni veten.

Dikur i kemi kërkuar AKU të na ofrojnë mundësinë e marrjes së mostrave të produkteve me origjinë shtazore dhe gjithmonë kemi pasur përgjigje negative, me pretendimin që nuk ka bazë ligjore, që AKU merr mostra vetëm për planin e vet vjetor të marrjes së mostrave apo në raste indiciosh apo ALERT-esh dhe jo për media, organizata apo emisione televizive. Gjithmonë vinte e njëjta përgjigje, e shkruar nga e njëjta dorë që rrinte në paradhomat apo zyrat e Drejtorëve të Përgjithshëm të AKU, fatkeqësisht të shumë të numër, të shpeshtë në kohë e në larmishmëri zanatesh e ngjyrash politike.

Pamundësinë për ta ofruar këtë shërbim edhe me pagesë nga ana jonë, e ka pohuar në emisionin ALERT para disa muajsh edhe Drejtori i asokohe i Menaxhimit të Riskut. Ia kërkuam zyrtarisht dhe nuk e ofroi si mundësi.

Së dyti, ne e dimë fort mirë se si merret mostra për produktet me origjinë shtazore, ndoshta dhe më mirë se treçereku i inspektorëve në AKU. Por, qumështit që rri gjithë ditën në diell, në rrugë, në 30 gradë aktualisht, atij që ju nuk e keni nën hyqëm, do t’i shtojmë ngarkesën mikrobiale?! Do t’i shtojmë qelizat somatike?!

Në lidhje me djathin, 1 mostër është marrë në një market të vogël ku shitësja thotë që është djath i përzier me qumësht deleje e dhie, diku nga Erseëka apo Leskoviku prodhohet… 2 mostra në Tregun Agro-Ushqimor, nga ku furnizohen marketet e deri të dyqanet e vogla në lagje në Tiranë e në shumë qytete të Shqipërisë. Në të tri blerjet, nuk ofrohej kuponin tatimor. Të tri mostrat, siç ju kanë vënë në dijeni dhe me e-mailin e mëparshëm, kanë rezultuar me E.Coli, Listeria dhe Stafilokok. Mund t’jua shtonim ne këto?! Mund t’i kontaminomin ne?!

Gjithësesi, për t’ju qetësuar e qartësuar ju, ne nuk i kemi marrë vetë mostrat, por në bashkëpunim me Laboratorin TENUIS (ish-Noval), me stafin e tyre, i cili i kodonte menjëherë nga blerja dhe i vendoste në termues e direkt kanë shkuar në laborator. Ndaj, ne nuk mund të binim në grackën që puna jonë, me kostot tona, të na kthehej në bumerang, aq më pak nga AKU, e cila nuk i merr ndryshe, nëse do t’i merrtë!!!!

Përsa i takon nisjes së procesit gjyqësor nga ana juaj…

Në radhë të parë, nëse ka mbetur ndonjë jurist në atë vend, do duhej ta dinte përse?! Së dyti dhe më e rëndësishmja: Ne as nuk trembemi, as nuk intimidohemi dhe as nuk na bën përshtypje presioni e shantazhi i askujt dhe nuk ka ndodhur kurrë deri sot, aq më pak i nje institucioni si AKU, punën e të cilit po e bëjmë ne. Jemi sprovuar shumë e shumë më ndryshe…! Dhe misioni vazhdon!

Por ka të ngjarë që, dalja e rezultateve të analizave nga ana jonë, t’ju cënojë ju, sepse ju nuk i publikoni kurrë. Jo se nuk dini, por nuk doni dhe druajmë që kjo është fitimprirëse për ju. Ndaj, ne ju garantojmë që nuk trembemi nga presioni juaj me gjykata…!

Dhe sa për ta ditur, së shpejti mund të jetë AKU e paditur nga ana jonë pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe e dini përse?

Sepse AKU kryen krim shtetëror duke mos publikuar rezultatet e analizave kur ato rezultojnë me probleme…

Sepse AKU kryen krim shtetëror duke mos publikuar rezultatet e analizave të luleshtrydheve që në përmbajtjen e tyre kanë një numër tejet të lartë perstidicesh e madje mes tyre edhe nga ato të ndaluara për t’u tregtuar në Republikën e Shqipërisë (përgjatë periudhës së funddimrit dhe pranverës së këtij viti). Informacionet i kemi, ju mbetet ju për të provuar të kundërtën, por në praninë tonë.

Sepse AKU publikon në faqen e vet dhe rrjete vetëm mostrat e marra dhe kurrë nuk publikon rezultatet e analizave kur ato rezultojnë me probleme për produkte nga më të ndryshmet ushqimore.

Sepse AKU ka gabuar në komunikimin e riskut me shumë produkte që i mban të fshehura në ëeb-in zyrtar, edhe aty me mangësi të theksuara në informacion për konsumatorin dhe kurrë nuk i publikon në rrjetet sociale, nuk iu dërgon informacion mediave apo organizatave, me qëllim që konsumatori ta ketë më të lehtë aksesin në informacion.

Sepse AKU kreu krim shtetëror kur nuk komunikoni si gjithë vendet tjera riskun serioz për konsumatorin me çokolatat “Kinder”… etj, etj, etj…

Ndaj të nderuar, një organizate të shoqërisë civile, që ka për qëllim mbrojtjen dhe ndërgjegjeësimin e konsumatorit, si objekt kryesor të punës së saj, aq më tepër kur e njeh më mirë se gjithçka tjetër që lidhet me konsumatorin, sigurinë ushqimore e gjithë mangësitë e saj në vendin tonë, kur njeh dhe di çdo lëvizje në institucionin tuaj, jua rekomandojmë që të mos i përmendni gjykatat. Nuk trembemi dhe as nuk e ndalim punën tonë! Për këtë të jeni të qartë! Shantazhet i keni në planin tuaj të punës së përditshme ndaj biznesve ushqimore, por gaboni kur i nisni dhe në drejtime të tjera!!!!

Dhe për ta mbyllur këtë pjesë: Ju kujtoni se ne jemi ushtarët tuaj. Gaboheni, e ritheksoj, por gjykojmë që e keni nga eksperienca, sepse AKU, në Drejtorinë e Përgjithshme apo edhe ne Drejtoritë Rajonale është e mbushur me ish-policë, me të cilët s’kemi dashur kurrë të merremi e ndoshta nuk do t’a bëjmë asnjëherë, sepse nuk është ky objekti i punës tonë të përditshme, edhe pse indirekt ndikon te konsumatori. Në një lum që rrjedh vrullshëm, uji ikën, gurët mbeten gjithmonë aty!

Së treti, sa i përket temës, kjo është diskutuar nga përfaqësuesi i AKU-së në pjesëmarrjen e fundit në emisionin tuaj (https://www.youtube.com/watch?v=p-j6_e_y3r8&list=PLQpmT8dugQ5UEmBmOwhfjzu2i84OYSKNd&index=4 ).

— Sa i përket pjesëmarrjes tuaj në emision, pra pikës së tretë të e-mailit tuaj:

Ne sigurisht emisionin ALERT do ta zhvillojmë erdhët apo nuk erdhët ju, apo edhe nuk do të ekzistonit ju fare. Madje për ne është më komode dhe e dini përse?!

Sepse, gjithmonë, saherë AKU ka marrë pjesë në emisionin ALERT, unë përsonalisht si moderator, jam përpjekur të mos i kryqëzoj të ftuarit, të mos i ngacmoj, të mos i vë në siklet me gjëra që unë i di. Nuk kam dashur ta bëj këtë, sepse për shkak të viteve të punës në AKU, disa prej tyre që kanë mbetur i njoh, disa të tjerë i mirëkuptoj, pasi e di fort mirë ç’do të thotë të dalësh në kamera, para publikut e të thuash gjëra për të cilat edhe vet e di që je duke gënjyer. Ndaj dhe nuk kam tentuar as t’ju rrezikoj vendin e punës e as t’i nxjerr keq, megjithëse nuk është profesionale nga ana ime. Ne jemi vend i vogël, as portokalle jo, por mandarinë…!

Nga ana tjetër, gjithmonë me dashamirësi iu kemi kërkuar dhe thënë që, është mirë që AKU ta jetë, e ka gjithmonë vendin e vet në program, për të amortizuar ato çfarë thonë të tjerët të ftuar, për të amortizuar situatat, për të thënë të bardhën e të zezën sipas AKU, fundja, për të thënë punën për të cilën paguhet, për të sqaruar lajmet e shpeshta të pavërteta që qarkullojë për sigurinë ushqimore e që në shumicën e rasteve janë gjobëbënie. Del ndonjë njeri në AKU t’a mohojë këtë mundësi që jua kemi ofruar? Sepse në fund të fundit, edhe lajmi i mirë, edhe e verteta e bardhë, konsumatorit i shërben. Paniku është dëmtues për çdokënd, për konsumatorin por edhe biznesin. Por, ju as këtë nuk e vlerësoni, sepse mosmirënjohja është në venat e AKU, rrjedh brenda damarëve tuaj.

Gjithësesi, edhe pse përfaqësuesi i AKU ka qenë në emision para pak javësh, sërish ju ftuam, sepse tashmë nuk po flasim për fenomenin, por për rezultate analizash, për risk për konsumatorin, për punë të pabërë nga AKU. Gjithësesi, në emisionin e radhës së të premtës që vjen, datë 20, vendi juaj do të jetë aty. Edhe nëse nuk vini në orën 21.00, ejani kur të mundeni. Ejani dhe në skype, ejani dhe në telefon, në çdo orë përgjatë emisionit. Jemi direkt. Duhet të jeni mbi të gjitha, sepse jeni të pazëvendësueshëm dhe pakrahasueshëm!

Duke ju falenderuar për gjithë këtë mundësi që na krijuat të komunikonim lirshëm me ju, shpresojmë dhe urojmë që të mos kemi harruar ndonjë gjë të rëndësishme pa thënë, sepse kur ke shumë informacion dhe e di çfarë ndodh, je dhe i “frikësuar” nga ndonjë proces gjyqësor i mundshëm, bën dhe gabime të tilla e harron fakte.

Ju pres në Emisionin ALERT, këtë të premte dhe saherë të keni diçka për të thënë në dobi të konsumatorëve. Ju premtoj publikisht që do të organizoj puntata emisioni enkas për punën tuaj!

ZOTI JU MËSHIROFTË!

Granit SOKOLAJ

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës ALERT

Autor dhe moderator i Emisionit ALERT

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed