Menu

AKU reklamon suksesin e radhës, asgjësohen 1510 kokrra vezë “për shkak të influencës aviare”. Po përse? Të cilit stabiliment apo importi?

Në ditët kur Influenca Aviare (Gripi i shpendëve) është ende tema aktuale, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka asgjësuar 1510 kokrra vezë për shkak të këtij problemi. Në një foto-njoftim të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk thuhet asnjë detaj më tepër për konsumatorin, se të cilës kompani ishin, janë prodhim vendi apo importi nga vende të prekura nga ky virus apo çfarë problematike kanë pasur.

Gjithësesi, e sigurt është që këto vezë nuk janë analizuar, pasi ky produkt nuk analizohet për prani të Influencës Aviare.

Qendra ALERT ka mundur të mësojë se, vezët janë të një prej 3 stabilimenteve të prekura në Gripi i Skpendëve në mesin e muajit mars dhe datat prodhimit mund të korrespondonin me ato të shpalljes zyrtarisht të Gripit të Shpendëve.

Gjithësesi, për tema kaq delikate në kohë kur Influenca Aviare është “e nxehtë”, AKU duhet së pari të mos “reklamojë gjithë këtë sukses” dhe më kryesorja, kur e bën, të sqarojë konsumatorin për arsyet e bllokimit dhe asgjësimit, nëse jana analizuar apo jo, nëse ka pasur dyshime të forta apo vetëm si masë parandaluese, ose nëse i ka gjetur duke u tregtuar pa certifikatën veterinare.

AKU e ka detyrë ligjorë, ndër të tjera, edhe informimin e publikut, konsumatorit dhe ndërgjegjësimin e tij, i cili nuk mund të bëhet me foto të dizenjuara bukur.

Qendra ALERT – Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed