Menu

Akulloret Mars, Snickers, Bounty etj me Oksid Etileni gjenden edhe në Shqipëri. AKU është në dijeni, nuk njoftoi konsumatorët për rrezikun, po merr masa për heqjen nga tregu të 4 loteve

Lajmi i një sërë produktesh akullore si akullore dhe bislota, prodhim i markave të njohura ndërkombëtare, si Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, Nestlé, Pilpa etj, janë me përmjajtje të Oksidit të etilenit, dhe që disa vende të BE, si Franca, Belgjika, por edhe Serbia e Qipro i kanë hequr nga tregu, është i frikshëm për konsumatorët. Aq më tepër për shqiptarët, të cilët nuk kanë asnjë informacion që këto produkte gjenden dhe në vendin tonë, të importuara nga distributorë të ndryshëm. Skandali thellohet kur, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, prej disa ditësh është në dijeni të këtij fakti dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i tërhequr ato nga tregu. Por, nuk ka informuar për asnjë rast të vetëm konsumatorët që të mos blejnë produkte të tilla, duke i specifikuar numrin e lotit, apo edhe afatet e prodhimit e përdorimit, sipas loteve, shoqëruar dhe me emërat e produkteve.

Burime nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëjnë të ditur për Qendrën Alert dhe Aletrt.al se, ky institucion është sinjalizuar nga institucione ndërkombëtare nëpërmjet sistemit RASFF për këtë problem. Bëhet fjalë për produktet e lartpërmendura, por jo për të gjithë sasinë, vetëm për 4 lote. Në fakt, AKU duket që e ka marrë mjaft seriozisht këtë çështje dhe menjëherë, nëpërmjet shkresave zyrtare, si dhe postës elektronike, u ka kërkuar distributorëve që të marrin masa urgjente për teqheqjen e tyre nga tregu. Gjithashtu, vec distributorëve, sipas të njëjtave burime, AKU u ka kërkuar dhe rrjeteve të marketeve, që lotet kontrete të akulloreve t’i heqin nga frigoriferët e tyre. Një punë që realisht duket serioze dhe për t’u përshëndetur. Por, gjithmone me këtë institucion ndodh diçka, nga e cila, konsumatori është tërësisht i pambrojtur. Në Ëeb-in zyrtar, por edhe në rrjetet sociale që AKU përdor për të reklamuar numrin e përditshëm të inspektimeve, minimalja që mund dhe duhet të bënte, ishte njoftimi i konsumatorëve, të cilët duhet t’i vinte në dijeni për problemin në fjalë, t’u jepte informacion për emrat e produkteve me probleme, si dhe numrat e loteve respektive. Dalja publike në media mund të mos ishte zgjidhja më e mirë, për shkak të riskut për dëmtim imazhi të kompanive e humbjes së miliona eurove nëpër gjyqe, që sigurisht paguhen nga taksat e shqiptarëve, por një komunikim në rrjetem nga ku mediat do të bënin sërish një punë të mirë informuese për konsumatorit, do të ishtë minimalja e mundshme. Fundja, AKU-në e detyrojnë të komunikojnë risk për konsumatorët, edhe Ligji “Për Ushqimin”, edhe VKM “Për Organizimin Funksionimin e AKU”. Kjo mënyrë informimi e konsumatorit duhet të bëhej me patjetër, pasi derisa distributorët të tërhiqnin produktet mbrapsht, derisa marketet të merrnin njoftimin e të hiqnin akulloret ose produktet tjera nga frigoriferët, konsumatorët do të konsumonin produkte të tilla. Dhe, kjo ka ndodhur, pasi nuk kanë pasur informacion. Akullore të tilla, pra nga markat në fjalë, gjënden në çdo skaj të Shqipërisë, aq më tepër në rrjetet e marketeve, dyqanet e lagjeve, ndërsa e gjithë zona e bregdetit është e tejmbushur.

Lajmi i meparshem i publikuar per rrezikun nga keto produkte:

Me prezencë Oksidi etileni kancerogjen, akulloret Mars, Snickers, Twix, Bounty dhe M&M ndalohen në disa vende të BE, Serbi e Qipro. Po në Shqipëri?

Qendra Alert – Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed