Menu

Akulloret me Oksidit të Etilenit, reagon “Mars Wrigley”: Ja produktet dhe lotet me probleme që u tërhoqen nga tregu, nuk ka asnjë risk për konsumatorët*

Pak ditë pas publikimit së pari nga Alert.al të problematikave me akulloret “Mars”, “Snickers” etj, si dhe njoftimin e konsumatorit nga ana jonë për përberje të disa prej tyre të Oksidit të Etilenit,  ka reaguar kompania amë. “Mars Wrigley”, i ka dërguar Qendrës Alert një reagim me titullin “Akulloret Mars Wrigley – Sqarim mbi informacionin e pasaktë”. Njoftimin e plotë e gjeni mëposhtë, ndërkohë bashkëlidhur tij dhe dy njoftimet e para të publikuara në ëebin zyrtar të Qendrës Alert,  “Alert.al”, me qëllim që çdokush të vërejë pasaktësinë tonë nëse kemi pasur.

Njëherësh, është detyrë profesionale e jona, të publikojmë reagimin e një kompanie apo çdokujt që pretendon se është cënuar me të padrejtë, siç është dhe detyra jonë kryesore, të bëjmë për konsumatorin, ta njoftojmë e informojmë për rrezikun, gjë që nuk e bënë publikisht as kompania prodhuese e këtyre produkteve, as distrubutorët zyrtar në Shqipëri e as Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

 

“Tiranë, 16 Gusht 2021 – Disa media kanë publikuar informacione të pasakta në lidhje me tërheqjen nga tregu të akulloreve të markës Mars Wrigley, informacion ky që krijon konfuzion dhe shqetësim te konsumatorët. Si një kompani e përgjegjshme, Mars Wrigley dëshiron të qartësojë dhe shpjegojë këtë situatë.

Së pari, duam të theksojmë se konsumi i akulloreve të markës Mars Wrigley nuk është i dëmshëm.

Së dyti, akulloret e markës Mars Wrigley që preken janë vetëm ato të listuara në tabelën më poshtë. Asnjë prej markave, produkteve, kodeve të serive, ose datave të skadencës të tjera të Mars Wrigley nuk janë prekur. Çokollatat e markës Mars Wrigley nuk janë prekur. Gjithashtu, duhet te theksojmë se akullorja e markës M&Ms nuk shitet fare në tregun shqiptar.

Së treti, Mars Wrigley ka tërhequr akulloret e prekura tëmarkës Mars Wrigleynë tregun shqiptar më 5 gusht 2021 dhe ato nuk janë në raftet e marketeve. Shpërndarësit tanë kanë qenë dhe janëduke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse të sigurisë ushqimore dhe klientët tanë me pakicë për të siguruar që konsumatorët të jenë në dijeni të tërheqjes nga tregu. Konsumatorët janë informuan për tërheqjen e akulloreve nga tregu përmes njoftimeve të vendosura në dyqane. Kjo tërheqje ështëiniciuarduke synuar interesin më të lartë të konsumatorëve tanë.

Tërheqja nga tregu u bë për shkak të pranisë së oksidit të etilenit në një përbërës të prodhuar nga një prej furnizuesve tanë, në nivele që janë më të larta se sa lejohen nga ligji i BE-së. Kjo është një çështje që prek Mars Wrigley, si dhe prodhuesit e tjerë.

Edhe pse niveli i ETO (oksidit të etilenit) në përbërësin e prekur është mbi kufijtë ligjorë për përbërësin në Evropë, ne përdorim vetëm një sasi të vogël të këtij përbërësi në akulloret që prodhojmë. Si pasojë, niveli i ETO (oksidit të etilenit) në akulloret tona është minimal dhe shumë poshtë kufijve ligjorë në Evropë për përbërësin. Konsumimi i produkteve nuk është i dëmshëm.

Kjo tërheqje nga tregu aplikohet VETËM tek produktet dhe seritë e mëposhtme:

Asnjë prej markave, produkteve, kodeve të serive, ose datave të skadencës të tjera të Mars Wrigley nuk janë prekur”.

* Titulli është redaksional

Më poshtë, linket e 2 publikimeve të para në Alert.al

Me prezencë Oksidi etileni kancerogjen, akulloret Mars, Snickers, Twix, Bounty dhe M&M ndalohen në disa vende të BE, Serbi e Qipro. Po në Shqipëri?

Akulloret Mars, Snickers, Bounty etj me Oksid Etileni gjenden edhe në Shqipëri. AKU është në dijeni, nuk njoftoi konsumatorët për rrezikun, po merr masa për heqjen nga tregu të 4 loteve

 

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed