Menu

ALERT nga RASFF, hithra shqiptare në Gjermani me përmbajtje plumbi 120 herë mbi normën, në suedi gjenden karkaleca deti “Made in Albania” me copa qelqi

Bllokimi i kamionëve me perime në Serbi dhe nxjerra e rezultateve të analizave sipas dëshirës, për interesa biznesi dhe çështje nacionalizmi, mund të jetë mëse e vërtetë. Aq më tepër kur bëhet fjalë dhe për luftë tregjesh në kuadër të “Ballanit të Hapur”. Por, nëse produktet shqiptare rezultojnë me probleme të vende të BE, si Gjermania apo Suedia, përbën një problem serioz dhe të vërtetë.

Portali i Konsumatorit, i Komisionit Europian, në faqen e tij njofton konsumatorët për dy raste problemesh që janë konsideruar me risk serioz të harkun kohor të një muaji e gjysëm.

ALERT-ti më i fundit nga RASFF i publikuar mban datën 21 janar 2022, kur në Gjermani janë konstatuar metale të rënda (plumb) në gjethet e hithrës të eksportuara nga Shqipëria. Sipas analizave të publikuara, përmbajtja e metaleve të rënda është 36.2 mg për kilogram, ndërsa maksimumi i lejuar është 3.0 mg për kilogram, apo 120 herë më e lartë se limiti.

Gjethet e hithrës ishin eksportuar nga një kompani shqiptare që merret me grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjeësore apo erëzave. Kompania është njoftuar për tërheqjen e produktit, ndërsa komnsumatorët vendas janë njoftuar që të mos e përdorin këtë provukt.

Njoftimi tjetër i mëhershëm mban datën 6 dhjetor 2021. Në Suedi janë konstatuar copa qelqi në karkaleca deti të qëruar e të paketuar në lëng, me origjinë Shqipërinë. Pra nuk bëhet fjalë për përmbajtje të qelqit në produkte apo në të gjithë sasinë dhe lotet, por për një rast konsumatori që ka gjetur cifla qelqi kur ka hapur paketimin e karkalecave. Megjithatë, risku është konsideruar serioz dhe produktet janë tërhequr nga tregu. RASFF ka njoftuar për rrezikun dhe vendet tjera ku është shpërndarë ky produkt.

Qendra Alert – Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed