Menu

Asgjësimi i mishit të pulës, subjektet veprojnë kundër protokolleve të AKU

Sasi të konsiderueshme të kofshave të pulës të cilat po dërgohen për asgjesim janë bërë subjekt debati në vendin tonë. Në një foto ku shihet qartë një makinë transportimi të lëndëve ndërtimore, ka si ngarkesë edhe mish pule. Ky produkt sipas disa burimeve raportohet si i skaduar dhe ndaj tij do të kryhet asgjësimi, ose siç ndodhë rëndomtë groposja e tij.

Subjekti në fjalë, jashtë çdo rregulli dhe protokolli mjedisor e shëndetësor, ka ndërmarr personalisht asgjësimin e mishit. Për këtë procedurë duhet të veprojë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si dhe Agjensia Rajonale e Mjedisit, në këtë rast fotoja është shkrepur në Durrës. Vetëm pas verifikimeve dhe izolimit të produktit sipas rregullave, atëherë bëhet e mundur asgjësimi. Në këtë rast kemi thjesht groposje të një mishi të skaduar, i cili edhe nën tokë do të japë dëme të mëdha mjedisore.

Foto e marr nga JOQ Albania

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed