Menu

Barbekju dhe rreziku nga mishi i pagatuar: kur mund të quhet mishi i pjekur?

Vera është stina perfekte për të shijuar një barbekju me familjen apo me miqtë.

Por, koha e ngrohtë dhe gatimi i jashtë mund të përbëjë dhe një rrezik të shtuar për rritjen e baktereve apo mikroorganizmave të tjera. Rreziqet janë të shumta, por rreziku më i madh është mishi i pagatuar mirë.

Një mish i pagatuar mirë do të thotë mbi të gjitha helmim nga ushqimi, dhe nuk ka të bëjë thjesht me dhimbjen e barkut, por mund të marrë përmasa dhe më serioze. Ai mund të shkaktohet nga një sërë bakteriesh të tilla si:

  • Bakteri i Kampiliozës
  • Salmonela
  • Listerioza
  • Dhe disa batere të ndryshme të E.coli-t.

Helmimi nga ushqimi mund të shmanget duke ndjekur praktikat e mira me ushqimin, të tilla si larja e duarve, gatimi i mishit në mënyrën e duhur dhe duke shmangur kontaminimin nga burime të ndryshme.

Masa që duhet të merren përpara nisjes së gatimit:

Përpara ndezjes së zgarës duhet që të lani duart dhe sipërfaqet e tjera në të cilat do të vendosni ushqimin. Larja në mënyrën e duhur eleminon bakteret, dhe nuk i lejon ato që të kontaminojnë ushqimin. Nëse mishi është i sapo therur, mos e lani kurrë atë afër vendit të zgarës, sepse kjo rrezikon që të përhapë mikrobet në duart tuaja, enët dhe tavolinat tuaja të punës. Nëse mishi është i ngrirë, duhet të planifikoni një natë përpara që ta nxirrni nga frigoriferi për ta shkrirë dhe mos lejoni që lëngu i shkrirjes së tij të bashkohet me ushqime të tjera.

Nëse mishi në kohën që po planifikoni barbekjunë nuk është shkrirë akoma, atëherë përdorni mikrovalën për ta shkrirë menjëherë përpara se ta gatuani me zgarë.

Gjithashtu duhet të pastroni gjithmonë zgarën përpara përdorimit si dhe nëse po gatuani me qymyr duhet të jeni të sigurtë që qymyri të jetë ndezur dhe të jetë i nxehtë mjaftueshëm përpara se të filloni të gatuani.

Shmangni kontaminimin që vjen nga ndërthurja që mund të ndodhë e produkteve të gatuara dhe atyre që nuk janë gatuar akoma, gjë e cila ndodh shpesh për shkak të mungesës së hapësirës.

Merrni në konsideratë që mishin e pulës dhe të derrit ta gatuani më parë në një sobë dhe më pas ti jepni pjekjen e fundit në zgarë. Mishi do të ketë shijen e zgarës dhe ju do të ndiheni të sigurtë që mishi është gatuar ashtu siç duhet. Në rast se mishin do ta vendosni menjëherë në zgarë, atëherë përdorimi i një termometri të posaçëm do tju ndihmonte shumë. Mund ta vendosni termometrin në pjesën e pagatuar dhe në rast se arrin 75 gradë atëherë mund të quhet i pjekur.

Burimi: Food Standards

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed