Menu

BEUC, disa propozime për BE dhe qeveritë: Si të përmirësohen politikat klimatike në favor të konsumatorëve

Një politikë klimatike e reduktimit të karbonit mund të sjellë vlerë mjedisore, ekonomike dhe sociale në jetën e përditshme të konsumatorëve. Në një dokument të ri, Organizata Europiane e Konsumatorit (BEUC) ofron një rrugëzgjidhje për qeveritë e BE-së, për të përkthyer angazhimet globale për emetimet e CO2 në politika që e bëjnë zgjedhjen e qëndrueshme, zgjedhjen e lehtë dhe të përballueshme. Një faktor në të gjitha politikat klimatike është se, njerëzit konkretisht duhet të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës. Ne të gjithë duhet të përshtatim zakonet tona ushqimore, mënyrën se si udhëtojmë, mënyrën se si ngrohim ose ftohim shtëpitë tona, në çfarë investojmë kursimet tona dhe nëse blejmë një produkt të caktuar apo jo. Kjo është arsyeja pse organizatat e konsumatorëve u bëjnë thirrje vendimmarrësve që të kalojnë nga koncepti i një “tranzicioni të drejtë”, në ndryshime konkrete që do të mbështesin konsumatorët, për të përshtatur mënyrat e tyre të jetesës.

Paraqitja e politikave klimatike si një mundësi për një jetë më të mirë të përditshme është kritike për t’i marrë evropianët në bord, në një kohë kur BE-ja kalon nga strategjitë në legjislacionin konkret të Marrëveshjes së Gjelbër. Përpjekjet e bllokut duhet të përqendrohen në rregullimin e energjisë, lëvizshmërisë, ushqimit, produkteve të konsumit dhe financave, në mënyra që lejojnë konsumatorët të reduktojnë ndikimet mjedisore duke ulur kostot. Monique Goyens, Drejtore e Përgjithshme e BEUC, reflekton në konferencën e OKB-së për klimën: “Vendimet tona të përditshme si konsumatorë, nga ajo që hamë deri tek mënyra se si ngrohim shtëpitë tona, janë vendimtare ndërsa trajtojmë krizën klimatike. BE-ja dhe qeveritë në të gjithë Evropën mund të sigurojnë suksesin e politikave të tyre mjedisore, duke e bërë zgjedhjen e qëndrueshme të përballueshme, tërheqëse dhe më të përshtatshme për njerëzit. Që veprimi klimatik të godasë shenjën e tij, ne duhet të zëvendësojmë të menduarit e dënimit dhe të zymtësisë me idenë se ndryshimi sjell mundësi. “Të ndihmosh evropianët të bëjnë ndryshime të qëndrueshme mund të përmirësojë mjedisin dhe në të njëjtën kohë të përfitojë mirëqenien dhe kuletat tona. Politikat ekzistuese për frigoriferët dhe televizorët me efikasitet të energjisë tregojnë rrugën, pasi ato tashmë u kursejnë njerëzve disa qindra euro në vit. Ndërsa jemi në agimin e asaj që mund të jetë një transformim i plotë i stilit tonë të jetesës, ka shumë për të fituar njerëzit nëse vendet i kthejnë angazhimet e larta ndërkombëtare në veprime vendimtare për një jetë më të mirë të përditshme”, theksoi Goyens.

Si mund të shndërrohet në përfitime për jetën e përditshme dhe mirëqenien e konsumatorëvevendimet politike?

Në punimin “Veprimi për klimën si një mundësi për të gjithë”, BEUC shqyrton koston e mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike dhe krahason fushat kryesore të shpenzimeve të familjeve, strehim, lëvizshmëri, ushqim, me gjurmën e tyre të CO2. Ne ofrojmë rekomandime për BE-në, se si konsumatorët mund të përfitojnë nga masat e politikës klimatike të dizajnuara mirë. Më poshtë gjeni fushat kryesore, me shembuj rekomandimesh: Reduktimi i emetimeve të banesave ndërsa ulni faturat e energjisë së njerëzve: Izolimi i shtëpive dhe apartamenteve mund të reduktojë në mënyrë drastike faturat e tyre të energjisë. Për të kapërcyer pengesën e investimeve të larta fillestare, duhet të promovohen instrumente të reja, siç janë skemat inovative financiare që kombinojnë subvencionet publike me kreditë e gjelbra. Njerëzit gjithashtu duhet të mbështeten gjatë në projekteve të tyre të rinovimit nga të ashtuquajturat ‘one-stop-shops’, të cilat ofrojnë ndihmë konkrete në gjetjen e instaluesve të akredituar, navigimin e proceseve administrative ose marrjen e mbështetjes së duhur financiare. Sisteme lëvizshmërie më të pastra dhe të larmishme që ulin kostot: Rregullimi për të sjellë makina elektrike të përballueshme në rrugë, përmirësimi i të drejtave të pasagjerëve dhe investimi në hekurudhë, rrjetet e transportit publik, infrastruktura e ecjes dhe çiklizmit mund të ulë shpenzimet e njerëzve për karburant dhe të përmirësojë shëndetin e tyre. Dietat e qëndrueshme dhe të shëndetshme si opsioni i lehtë për konsumatorët: Për të mbështetur kalimin drejt dietave të shëndetshme e të pasura me bimë, BE-ja duhet të ndalojë financimin e fushatave promovuese për mishin, bulmetin dhe pijet alkoolike. Kjo do të çlironte burime që mund të përdoren për të nxitur konsumimin e frutave dhe perimeve, drithërave integrale, bishtajve dhe ushqimeve të tjera. Blerja e produkteve efikase dhe të riparueshme që zgjasin më shumë: Hulumtimi nga grupi gjerman i konsumatorëve VZBV tregon se familjet mund të kursejnë deri në 3,67 miliardë euro në vit nëse katër produkte të konsumit të përdorur gjerësisht (TV, tableta, lavatriçe dhe telefona inteligjentë) mbajnë mbushje më të gjata të baterisë dhe konsumojnë më pak energji. BE-ja mund ta nxisë këtë, duke futur sistematikisht kriteret minimale për riparueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në ligjin e BE-së për “Ecodesign”. Financim “më i gjelbër” për investime afatgjata që mbështesin veprimin klimatik dhe kohezionin social: Bankave duhet t’u kërkohet të ofrojnë një sërë kredish të gjelbra të standardizuara me kushte të favorshme në katalogët e produkteve të tyre.

Rekomandimet e plota mund t’i gjeni ne linkun e meposhtem:

https://www.beuc.eu/general/european-green-deal

Burimi: BEUC

Qendra Alert / Alert Center

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed